Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 198

Foto: BGNES

Për mësimin në mjedis elektronik pragjet e të infektuarve do të caktohen nga ministri i shëndetësisë

“Ka të ngjarë që të imponohet një kalim më i gjerë te mësimi në mjedis elektronik” tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në hapjen e vitit akademik në Universitetin e Ekonomisë në qytetin Svishtov. Ai shtoi se ministri i shëndetësisë do të caktojë pragjet e të infektuarve me Covid-19 mbi për mbylljen e shkollave. Tani për tani procesi i mësimdhënies vazhdon në shkollë, sepse epidemiologët nuk presin bum të përhapjes së koronavirusit.

Respektimi i rregulloreve do të sigurojë mbarëvajtjen e punës në shkollë

Sindikata “Arsim” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” u shpall kundër idesë që Inspektoratet Shëndetësore Rajonale të gjobojnë mësues dhe drejtorë në se ka nxënës që janë pa maska në shkollë. Nga sindikata theksojnë se edhe në këtë situatë të vështirë nxënësit bullgarë do të marrin arsim me cilësi, gjë të cilën e kërkuan më se 92 për qind nga prindërit. Gjithashtu bëjnë thirrje që të respektohen rregulloret shkollore.

Profesori Kantarxhiev: “Nuk ka asnjë artikull shkencor kundër maskave”

“Nuk mendoj se do të mbyllen shkollat sepse fëmijët dhe prindërit janë njerëz të arsyeshëm”tha për BTV profesori doktor Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit. Ai shprehu shpresë se nuk do të ketë izolim të ri dhe qëndrim në shtëpi me fillimin e muajve të ftohtë. “Grumbullimi i njerëzve gjatë protestave nuk u bë shkak për rritjen e numrit të të infektuarve” tha profesori Kantarxhiev. Sipas tij ka tendencë për uljen e vogël të të prekurve nga koronavirusi.

Imunologu kritikoi deklaratat e papërgjegjshme duke përfshirë edhe ato të mjekëve, se virusi është i dobët dhe prandaj maskat nuk janë të domosdoshme. Nuk ka asnjë artikull shkencor kundër maskave”, theksoi profesori dhe shtoi, se me fillimin e sezonit të gripave mjetet mbrojtëse japin një siguri edhe më të madh.

44 raste të reja të Covid-19 në Bullgari

3.5 për qind nga 1249 PCR testet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 6 veta vdiqën me koronavirus të konfirmuar, 22 – u shëruan. Në spital ndodhen 718 veta, 35 prej tyre në reparte intensive. 3 veta nga personeli mjekësor u infektuan me Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga personeli mjekësor bëhet 1053 veta.

Deri tashti numri i të shëruarve është 13 580 veta, ndërsa ai i të vdekurve nga koronavirusi – 761.

Turizmi bullgar ka humbur të ardhura prej 800 000 mln eurosh

Kriza e koronavirusit e privoi turizmin bullgar nga 800 000 mln euro, thotë një analizë e Akademisë Bullgare të Shkencave për sfidat para sektorit në kushtet e pandemisë, transmetoi BTA.

Megjtihë masat e ndërmarra nuk mund të pritet se të ardhurat nga vendpushimet dimërore do të arrijnë të kompensojnë humbjet nga vera, sidomos duke pasur parasysh faktin se Austria nuk ka në plan të mbyllë vendpushimet e saj dimërore, shënohet në analizë.

Në qoftë se ka një valë të re te Covid-19 gjatë dhjetorit analizatorët rekomandojnë që të mos mbyllen hotelet, sepse festat e muajit dhjetor janë një mundësi e mirë për t’u kompensuar humbjet.

Rekomandohet edhe përmirësim i kushteve të transportit ajror deri në Bullgari.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Më shumë nga rubrika

Zoran Zaev

Zoran Zaev u angazhua personalisht për miqësinë me Bullgarinë

Ne kemi një histori të përbashkët. Goce Dellçev është revolucionar si për bullgarët, ashtu edhe për maqedonasit. Ai luftoi për lirinë e Maqedonisë dhe Edrenesë. Jugosllavia na ndante. Bullgaria nuk është fashizëm, Bullgaria është miku ynë. Brezat e..

botuar më 20-11-25 3.12.MD

Parlamenti pezulloi projektin për ndryshime në Kushtetutë

Projekti i pushtetarëve për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe për korrigjime në Kushtetutë nuk mblodhën shumicën e domosdoshme nga 2/3 ose 160 deputetë, transmetoi BTA. Projekti u përkrah nga 111 deputetë nga GERB, Patriotët e Bashkuar dhe..

botuar më 20-11-25 2.59.MD

Dy protesta paralele bllokuan qendrën e Sofjes

Dy protesta paralele para Këshillit të Ministrave bllokuan trafikun në qendrën e Sofjes. Shtetas të pakënaqur shpallën mosbindje ndaj masave të reja kundërepidemike dhe u orvatën  të përballojnë rojën para godinës së qeverisë. Transportuesit që protestojnë..

botuar më 20-11-25 2.44.MD