Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Сovid-19 në Bullgari: Dita e 199

Foto: Rumen Sarandev

Në Itali ata që vijnë nga Bullgaria nuk vihen nën karantinë të detyrueshme

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranca urdhëroi që Bullgaria të nxirret nga lista e shteteve për të cilët karantina 14 ditore është e detyrueshme. Nga 22 shtatori deri më 7 tetor Bullgaria është në grupin e shteteve të BE-së shtetasit e të cilëve nuk vihen nën izolim kur hyjnë në Itali. Pas datës 7 tetor në varësi të përhapjes së pandemisë nga Covid-19 do të vendosen se çfarë masa të reja do të ndërmerren, njofton sajti 24chasa.bg.

Covid-19 nuk është aq i rrezikshëm për nxënësit se sa për njerëzit që kanë kontakt me ta

Pritet që grumbullimi i më shumë njerëzve në shkollë të çojë deri në përhapjen e virusit te më shumë njerëz. Rreziku më i madh është se kjo mund të mos jetë aq e rrezikshme për fëmijët se sa për ata që kanë kontakte me ta. Këtë e tha para BNT imunulogu docent Velizar Shivarov. Sipas tij pavarësisht nga këto frika shoqëria duhet të kthehet te një mjedis më normal të komunikimit dhe mësimit. Zëvendës kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë doktor Nikollaj Brënzallov tha para BTV, se pas hapjes së shkollave epidemia do të përhapet ashtu siç ndodhi kjo në shoqëri. Në fillim do të ketë më shumë të sëmurë, por fëmijët e kalojnë infeksionin më lehtë dhe pothuajse pa simptoma. Sipas tij nuk do të ketë pik të dytë të pandemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Bullgari Dimitër Dimitrov udhëheq studimin e një terapie kundër Covid-19 në ShBA

Një ekip i shkencëtarëve amerikanë në krye me bullgarin profesor Dimitër Dimitrov nga Universiteti Pittsburgh punojnë mbi një terapi kundër Covid-19 bazuar mbi izolimin e antitrupave të cilat bllokojnë virusin. Në një intervistë për BNR profesori Dimitrov shpjegoi se antitrupi lidhet me virusin dhe parandalon që ai të hyjë në qelizat para ose pas infektimit. Kështu virusi nuk mund të vazhdojë të infektojë qelizat. Kjo terapi mund të shfrytëzohet si për parandalimin e infeksionit, ashtu edhe për trajtimin e njerëzve të infektuar.

5.05 për qind përbëjnë të infektuarit me Covid-19 nga 2988 teste

151 janë rastet e reja të koronavirusit në vend të zbuluara nga 2988 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arriti 19 014 veta. Pacientët që u shëruan gjatë 24 orëve të fundit janë 147 dhe me ta numri i të shëruarve bëhet 13 727. Rastet aktive janë 4 522. Në spital u hospitalizuan 714 veta, prej tyre 33 në reparte intensive. Gjatë 24 orëve vdiqën 4 veta.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD