Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Origjinali I Thesarit të Florinjtë nga Panagjurishte kthehet në shtëpi

Foto: Ani Petrova

Origjinali i Thesarit të Art nga Panagjurishte, i cili e përhap lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës, ekspozohet në sallën trezor të Muzeut Historik të qytetit Panagjurishte nga 23 shtatori deri më 2 nëntor.

Ky thesar është një nga kryeveprat më të mira të artit të trakëve në trojet tona. Thesari u zbulua nja 2 kilometra larg qytetit Panagjurishte në vitin e largët 1949. Kjo nuk ndodhi në kohën e gërmimeve arkeologjike, por përderisa tre vëllezër lëruan arën. Ata rastësisht zbuluan thesarin e groposur 2 metra nën tokë.

Thesari peshon 6,164 kilogram dhe përbëhet nga 9 sende të punuara prej floriri të pastër – një figon dhe tetë ritonë. Sipas studiuesve enët prej floriri i përkisnin një pushtetari nga fisi trak odrisi nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit III para erës sonë. Ato shfrytëzoheshin për ceremoni fetare. Në stilin dhe në zbukurimet e tyre janë të gërshetuara ndikime trake me ato helene.

Një amfora-riton është sendi më i madh i cili peshon 1.7 kilogram. Dorezat e amforës janë të punuara si centaurë në pozicionin e gjuajtjes me hark. Tri nga kanat janë të punuara fine në formën e hyjnive Hera, Afërdita dhe Athina. Një përshtypje të fortë bënë ritoni i florinjtë i punuar si pjesa e përparme e trupit të një dhie.

Thesari i Art i qytetit Panagjurishte ka dy kopje identike. Njëra ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje, tjetra – në Muzeun Historik në Panagjurishte. Përsa i përket origjinalit ai udhëton pothuajse gjithë kohën për të përhapur lavdinë e artit trak në botë.

Një herë për vit origjinali kthehet në shtëpi, në qytetin Panagjurishte pra aty ku u gjet për të magjepsur banorët dhe miqtë e qytetit me joshjen dhe shkëlqimin e vet.

Redaktore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova