Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Origjinali I Thesarit të Florinjtë nga Panagjurishte kthehet në shtëpi

Foto: Ani Petrova

Origjinali i Thesarit të Art nga Panagjurishte, i cili e përhap lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës, ekspozohet në sallën trezor të Muzeut Historik të qytetit Panagjurishte nga 23 shtatori deri më 2 nëntor.

Ky thesar është një nga kryeveprat më të mira të artit të trakëve në trojet tona. Thesari u zbulua nja 2 kilometra larg qytetit Panagjurishte në vitin e largët 1949. Kjo nuk ndodhi në kohën e gërmimeve arkeologjike, por përderisa tre vëllezër lëruan arën. Ata rastësisht zbuluan thesarin e groposur 2 metra nën tokë.

Thesari peshon 6,164 kilogram dhe përbëhet nga 9 sende të punuara prej floriri të pastër – një figon dhe tetë ritonë. Sipas studiuesve enët prej floriri i përkisnin një pushtetari nga fisi trak odrisi nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit III para erës sonë. Ato shfrytëzoheshin për ceremoni fetare. Në stilin dhe në zbukurimet e tyre janë të gërshetuara ndikime trake me ato helene.

Një amfora-riton është sendi më i madh i cili peshon 1.7 kilogram. Dorezat e amforës janë të punuara si centaurë në pozicionin e gjuajtjes me hark. Tri nga kanat janë të punuara fine në formën e hyjnive Hera, Afërdita dhe Athina. Një përshtypje të fortë bënë ritoni i florinjtë i punuar si pjesa e përparme e trupit të një dhie.

Thesari i Art i qytetit Panagjurishte ka dy kopje identike. Njëra ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje, tjetra – në Muzeun Historik në Panagjurishte. Përsa i përket origjinalit ai udhëton pothuajse gjithë kohën për të përhapur lavdinë e artit trak në botë.

Një herë për vit origjinali kthehet në shtëpi, në qytetin Panagjurishte pra aty ku u gjet për të magjepsur banorët dhe miqtë e qytetit me joshjen dhe shkëlqimin e vet.

Redaktore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Katedralja madhështore në qytetin Varna ka nevojë për donacione për meremetim

Në zemrën e kryeqytetit veror bullgar Varna ngre shtatë një nga ndërtesat më mbresëlënëse në qytet – katedralja “Fjetja e Shën Hyjlindëses”. Kjo është kisha e parë e madhe tek ne ndërtuar pas Çlirimit   (1878) nga sundimi turk, edhe para..

botuar më 21-07-20 7.15.PD
Një fotografi emblematike nga Topollovgradi - Marko Karpuzanov me devetë në Topollovgrad

Devetë në Bullgarinë Juglindore – sesi shumimi i deveve është bërë një biznes fitimprurës

Devetë mbërrijnë në Kavakli /qyteti i sotëm Topollovgrad/ nga  Egjeu dhe Trakia Lindore, bashkë me pronarët e tyre, bullgarët trakas, të dëbuar nga fshatrat e tyre amtare pas Traktatit të Neuilly . Në këtë mënyrë gjatë viteve 1923-1925,..

botuar më 21-07-16 7.15.PD

Anija "Mopang", e mbytur 100 vjet më parë, u bë objekt arkeologjik

Anija "Mopang", e zhytur në ujërat e Detit të Zi pranë Sozopoll, u shpall një vend arkeologjik nënujor. Kështu, ai u mbrojt nga sulmet e thesarkërkuesve, në dallim të shumë objekteve të tjera të tilla në fund të Detit të Zi, tha Najden Prahov,..

botuar më 21-07-06 6.05.PD