Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e domosdoshme të zgjidhen mosmarrëveshjet historike bullgaro-maqedonase

Foto: REUTERS

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha, se Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se bullgarët e konsiderojnë bullgar, transmetoi BTA. Për të afruar pozitat e të dy vendeve mbi mosmarrëveshjen historike Zaevi tha se do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov në Sofje.

Asnjeri nuk dëshiron të vendosen kritere të reja për Maqedoninë e Veriut. Ka kritere të qarta që nga themelimi i BE-së: Çdo vend kandidat para të hapë negociatat duhet të zgjidhë problemet me fqinjët e tij, komentoi para TV “Evropa” zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov. Për këtë arsye Bullgaria do t’i kundërvihet konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shkupin, tha Karakaçanovi, cituar nga BGNES.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për ditët e fundjavës

Ditën e shtunë do të ketë re, pasdite me reshje dhe bubullima. Do të jetë me erë, në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore dhe do të bëhet ftohtë. Temperaturat do të lëvizen nga 14 deri në..

botuar më 21-09-17 7.55.MD

Lokalet në Sofje janë hapur pas orës së mbrëmjes

Autoritetet shëndetësore dhe policia kryen inspektimin e radhës në kryeqytet për të përcaktuar nëse masat e reja anti-epidemike po respektohen dhe përsëri konstatuan shkelje. Kjo vjen në sfondin e protestave në të gjithë vendin të industrive të..

botuar më 21-09-17 7.20.MD

Çmime tronditëse të energjisë elektrike për biznesin

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset është shokues, i njëjti është rasti me karburantet alternative, si gazi dhe qymyri, paralajmëroi Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari në një takim me Ministrin e Energjisë Andrej Zhivkov. Ai, nga ana..

botuar më 21-09-17 6.59.MD