Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e domosdoshme të zgjidhen mosmarrëveshjet historike bullgaro-maqedonase

Foto: REUTERS

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha, se Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se bullgarët e konsiderojnë bullgar, transmetoi BTA. Për të afruar pozitat e të dy vendeve mbi mosmarrëveshjen historike Zaevi tha se do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov në Sofje.

Asnjeri nuk dëshiron të vendosen kritere të reja për Maqedoninë e Veriut. Ka kritere të qarta që nga themelimi i BE-së: Çdo vend kandidat para të hapë negociatat duhet të zgjidhë problemet me fqinjët e tij, komentoi para TV “Evropa” zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov. Për këtë arsye Bullgaria do t’i kundërvihet konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shkupin, tha Karakaçanovi, cituar nga BGNES.


Më shumë nga rubrika

Tashmë publikohen edhe të dhëna për personat e imunizuar që kanë vdekur nga Covid-19, ose janë infektuar

Që nga sot Ministria e Shëndetësisë publikon në Portalin e Unifikuar të Informacionit edhe të dhëna për personat e vaksinuar që janë infektuar dhe kanë vdekur nga COVID-19. Të dhënat tregojnë se 59 (8.63%) nga 684 pacientët e sapo pranuar në..

botuar më 21-09-24 5.06.MD
Gjen. Prof. Mutafçijski

Vendosën dozat e para të treta kundër koronavirusit në Bullgari

Drejtori i Akademisë Mjekësore Ushtarake, Prof. Vencisllav Mutafçijski, dhe 11 mjekë nga spitali janë bullgarët e parë që morën dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Të pavaksinuarit janë 97% e atyre të shtruar në spital me infeksionin e..

botuar më 21-09-24 12.42.MD

Niveli i ulët i Danubit në vjeshtë bllokon lundrimin në lumë

Niveli i ulët i Danubit pengon lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Një numër i madh i anijeve janë duke pritur në zonën e Belene. Shefi i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumit - Ruse, kapiteni Ivan Zhekov, njoftoi se 22 anije dhe rreth 50 seksione..

botuar më 21-09-24 11.25.PD