Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Haskovo Xhaz” - program interesant me pjesëmarrje ndërkombëtare

Duo Fuss / Leichtfried
Foto: dominikfuss.com

Edicioni i 24 i Festivalit “Haskovo Xhaz”/ 23-26 shtator/ i është kushtuar shpirtit të lirë të pianistit tonë të madh të xhazit Millço Leviev, i cili vdiq gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Posaçërisht për festivalin nga Austria mbërritën DOMINIK FUSS bori, flugelhorn dhe JÖRG LEICHTFRIED - piano.

Një nga miqtë e festivalit, këngëtari i njohur i xhazit Vasill Petrov, u paraqit përpara publikut në një projekt të përbashkët me trion Jordan Tonovski. Mes pjesëmarrësve qe po kështu dhe formacioni i ri bullgar „The Swinging Sparrows“, në të cilin janë Veleka Cankova - vokal, Arnau Garofe Faras - saksofon, Stefan Goranov - bateri e të tjerë. Muzika e pianistit tonë të madh të xhazit dhe kompozitor Millço Leviev interpretuan Viki Allmazidu - vokal , Aleksandër Vasev - piano, Todor Bakarxhiev - bori, Vasill Haxhigrudev - kontrabas  dhe Stefan Goranov - bateri.  Në ditën e fundit të festivalit në skenë do të jetë dyshja „Two men orchestra“, bashkë me xhaz këngëtaren  Vesella Morova, si dhe formacioni „Groove Tribe“, i cili do të mbyllë ngjarjen.

Më shumë nga rubrika

Mark Kadin: Për mua nuk ekziston jetë jashtë muzikës

Prindërit ishin ata të cilët e caktuan rrugën krijuese të njërit prej muzikantëve të talentuar të kohës sonë – Mark Kadin. Ai mësoi në shkollën muzikore në qytetin e lindjes Kramatorsk të Ukrainës. Aty nisi të ndjekë gjurmët e gjyshit dhe filloi..

botuar më 20-10-16 7.05.PD

Vasko Vasilev mbushi 50 vjeç: “E dua publikun dhe kolegët e mi, ëndërroj që të kthehemi nëpër salla!"

Ai e ka filluar karrierën e vet kur ka qenë vetëm 10 vjeç si një fëmijë-çudi. Vaskoja është një nga interpretuesit më karizmatik, të cilët skena bashkëkohore njeh. Koncertet e tij gjithmonë shkaktojnë një interes të madh, për të cilat ai shpërblehet me..

botuar më 20-10-14 2.29.MD

Cvetanka Varimezova u dekorua me shenjën e nderit të Presidentit të Republikës

Interpretuesja e njohur popullore bullgare, pedagoge dhe dirigjente Cvetanka Varimezova u dekorua me shenjën e nderit të Presidentit me rastin e përvjetorit të saj të 60-të. Dekoroata jepet për kontribut në ruajtjen dhe popullarizimin e artit dhe..

botuar më 20-10-12 8.12.MD