Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 201

Foto: arkiv

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku tendencat për përhapjen e Covid-19 janë shqetësuese

Nga 13 shtatori 7 vende të BE-së – Spanja, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Çekia dhe Malta, karakterizohen si shqetësuese për përhapjen e Covid-19. Këtë e paralajmëron Qendra Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Drejtoresha e qendrës në Stokholm Andrea Ammon njoftoi, se ka tri grupe vende – me rrezik të ulët, të matur dhe të lartë. “Vendet e grupit të fundit janë me tendenca tepër shqetësuese. Në ta shihet rritja e numrit të të infektuarve, shtimi i raportit midis pacientëve të hospitalizuar dhe pacientëve me simptoma të ashpra të sëmundjes. Në ato vende shihet edhe rritja e numrit të të vdekurve. Aty risku është i madh sidomos për njerëzit me sëmundje të ndryshme.”

Përgatitet hapja e sallave sportive për publikun

Po përgatitet dokumentacioni kështu që nga 1 tetori spektatorët të mund të asistojnë në kampionatet në të mbyllur. Këtë e njoftoi ministri i sportit Krasen Krallev i cili para pak kohe u shërua nga Covid-19. Ai frekuentoi Ekspozitën Sportive “Asiks” kur nja 30 klube dhe federata sportive prezantojnë sporte të ndryshme me qellim lehtësimin e qasjes së të rinjve me to. Veprimtaria është pjesë e Javës Evropiane të Sportit dhe Nismës “Bëhu aktiv”.

160 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari

4.5 për qind nga 3526 PCR testet e realizuara janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 12 veta vdiqën, u shëruan 119, ndërsa 726 pacientë mbeten në spital prej tyre në reparte intensive – 29. Rastet aktive janë 4637. Deri tashti 19 280 veta u infektuan me koronavirusin.

Psikika e fëmijëve do të vuajë në se mbyllen shkolla

“Mbyllja e shkollave për shkak të epidemisë së koronavirusit nuk është një hap i drejtë, sepse psikika e fëmijëve është e prekshme dhe mund të linden probleme në të ardhmen” tha për BNR doktori Nikollaj Brënzallov, zëvendës kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Ai mendon se mezi do të formohen vatra të mëdha të infeksionit në se prindërit dhe mësuesit sillen me vëmendje ndaj problemit dhe këshillojnë fëmijët të ruhen. Maskat janë mbrojtja më e mirë, theksoi specialisti. Doktori Brënzallov tha se te fëmijët infeksioni i koronavirusit kalon lehtë dhe pa simptoma, por këshilloi mësuesit të ruhen duke respektuar distancën.

Mbaruan vaksinat kundër gripit në farmacitë

Në rrjetin e farmacive u sosën vaksinat kundër gripit megjithëqë në fillim të shtatorit u furnizuan 88 mijë doza. Pritet që brenda dhjetë ditëve të importohen edhe 140 mijë vaksina për përdorim të lirë. Këtë e tha para BNR Nikollaj Kostov kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Farmacive. Pamjaftueshmëria e vaksinave i detyrohet faktit se çdo vit importohen sasi vaksinash të shfrytëzuara vjet. 

Rusia dërgon në Bullgari ilaç kundër Covid-19

Fondi rus për investime të drejtpërdrejta dhe kompania farmaceutike ruse “Himrar” kontraktuan furnizimin e preparatit “Avifavir” kundër koronavirusit të ri për 17 shtete të tjera duke përfshirë dhe Bullgarinë. Këtë e transmetoi agjencia TASS cituar nga BTA. Me përjashtim të Bullgarisë dhe Serbisë të gjitha vendet e tjera janë në Azi dhe në Amerikën Latine. Gjatë majit “Avifavir” u regjistrua nga Ministria Ruse e Shëndetësisë dhe u bë medikamenti i parë në botë miratuar për mjekim të Covid-19.

Bullgaria  më shpejtë dhe në mënyrë më adekuate i reagoi kërcënimit të Covid-19

“Bullgaria  më shpejtë dhe në mënyrë më adekuate i reagoi kërcënimit shëndetësor dhe ekonomik të pandemisë Covid-19”, shkroi në faqen e tij Facebook kryeministri Bojko Borisov. Ai thekson se masat që u ndërmorën ishin me kohë dhe tashmë ndihmojnë shumë njerëz. “Vetëm në skemën 60:40 më se 300 mijë vende të punës ishin të ruajtur”, shkruan kryeministri. “Në se masat e qeverisë nuk ishin të sakta, papunësi do të ishte 14 për qind, jo 7.5 për qind siç është tani”, thekson Borisovi. Sipas tij çdo ditë që nga 13 maji e këtej numri i të papunëve ulet me nga 400-500 veta. Mirëpo, kryeministri thekson, se po vijnë periudhat më të vështira për sistemin shëndetësor dhe për ekonominë. Sipas të dhënave ekzistuese vendi është në rrugë të drejtë.

Ulja e numrit të turistëve me 80 për qind për shkak të Covid-19

80 për qind më pak turistë pushuan gjatë kësaj vere tek ne për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa 30 për qind nga të punësuarit në degën turistike humbën vendet e tyre të punës. Këtë e tha para Nova TV Polina Karastojanova, drejtoreshë ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit. Ajo supozoi falimentime eventuale dhe pamundësi të shlyhen kreditë. Sipas saj pas pandemisë nga Covid-19 sektori turistik nuk do të jetë në gjendje të ekzistojë në mënyrën e deritanishme. Ajo theksoi, se “shteti duhet të hyjë si investues dhe të parashikojë plane për zhvillimin e infrastrukturës deri te objektet turistike”.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD