Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 203

Foto: BTA

Shkollat do të kthehen në vatra për përhapjen e Covid-19

“Shkolla nuk do të kthehet në vatra e Covid-19, por vend për përhapjen e virusit”. Këtë e tha para BNT pulmologu doktor Aleksandër Simidçiev. Sipas tij nxënësit nuk do të sëmuren aq rëndë që të imponohet të hyjnë në spital, por do të ndihmojnë shtimin e përhapjes së infeksionit. “Nuk parashikoj probleme me nxënësit, por me mësuesit”, tha specialisti. Ai theksoi, se kulmet dhe rëniet në përhapjen e virusit i detyrohen kryesisht respektimit të masave mbrojtëse. “Kur njerëzit do të fillojnë gjatë dimrit të shfrytëzojnë dru dhe qymyrgur për ngrohje, copëzat fine të pluhurit do të rriten gjë që është një premisë për sëmundje të ndryshme infektive, duke përfshirë edhe koronavirusin”, parashikoi pulmologu.

Nxënësit nuk do të dalin më në  pushime të gripit

“Nxënësit nuk do të dalin më në  pushime të gripit dhe në rast domosdoshmërie do të mësojnë nga distanca”. Këtë e tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Nova TV. Përsa i përket koronavirusit ai tha se realizohet skenari negativ dhe situata do të ndërlikohet me ftohjen e motit dhe me përhapjen e viruseve të gripit. Ministër Vëllçev tha se në se do të ketë bum të të infektuarve në ndonjë bashki ose krahinë, atëherë procesi i mësimdhënies do të realizohet plotësisht në mjedis elektronik.

255 janë të porsainfektuarit me koronavirus në Bullgari

5 për qind nga 5047 PCR testet e bëra gjatë 24 orëve të fundit janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 255 janë rastet e reja e të infektuarve me koronavirus. Brenda 24 orëve vdiqën 4 veta, ndërsa 119 u shëruan. Në spital ndodhen 782, prej tyre në reparte intensive 36.Rastet aktive janë 4907.

Specialist mjekësor pret rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus

“Pritet rritja e të infektuarve me koronavirus gjatë javëve të ardhshme” tha për BNT profesori Asen Balltov, drejtor i spitalit “Pirogov”. Specialistët mjekësor po përgatiten për skenarin më të keq me pik serioz të infeksioneve gjatë nëntorit shtoi ai. Tani për tani ka mjaftë shtretër për pacientë me Covid-19. Ka variant të shtohet edhe numri i spitaleve të cilët do të pranojnë të infektuarit me këtë virus. Sipas tij disa spitale merrnin barrën e fluksit të pacientëve me koronavirus, sepse nuk u pranua ideja për veçimin e një spitali i cili të punojë kryesisht me pacientë të tillë.

Votuesit me maska në zgjedhjet lokale në qytetet Strellça dhe Septemvri

Seksionet e Komisioneve Elektorale për zgjedhjet e pjesshme të kryetarëve të bashkisë në qytetet Septemvri dhe Strellça do të sigurojnë masaka për votuesit. Në seksionet më 27 shtator do të lejohet të hyjnë njerëz pa mjete mbrojtëse dhe do të kontrollohet shfrytëzimi i tyre i drejtë. Janë të siguruara mjaftë sasi dezinfektuesish dhe dorëzash. Në dhomat për votim dhe para seksioneve do të mbahet distanconi i detyrueshëm.

Shtabit Operativ Kombëtar çdo javë prapë do të japë brifingje

Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi që të rifillohen brifingjet javore të Shtabit Operativ Kombëtar për situatën epidemike në vend. Në një takim midis kryeministrit dhe shtabit ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov siguroi se përhapja e epidemisë është nën kontroll.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD