Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Сovid-19 në Bullgari: Dita e 204

Foto: BGNES

Indikatori më i mirë për përhapjen e virusit është numri i të vdekurve

“Në sfondin e rritjes së rasteve të vdekjes nga koronavirusi kam dyshim se nuk rritet edhe numri i të infektuarve.” Këtë e tha për BNR epidemiologu dhe pedagog në Oksfordit Petër Markov. Sipas tij nuk zbulohen të gjithë të infektuarit dhe ndoshta ka shumë raste për të cilët nuk dihet. Indikatori më i mirë për përhapjen e virusit është numri i të vdekurve. Ai theksoi se Qendra Evropiane e Kontrollimit të Sëmundjeve e vuri Bullgarinë ndër 5 vendet objekt të shqetësimit pikërisht për rritjen e pandërprerë të rasteve të vdekjes. Specialisti mendon se në Perëndim vdekshmëria është më e ulët për shkak të mjekimit më të mirë të njerëzve me sëmundje të rënda dhe të profilit më të ri të të infektuarve, përderisa tek ne sëmuren kryesisht të moshuarit. 

169 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari

6.2 për qind nga 2710 PCR testet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit janë me rezultat pozitiv. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Nuk ka të vdekur, u shëruan 28 veta. 791 pacientë mbeten në spital, prej tyre 36 në reparte intensive. Rastet aktive janë 5048.

Që nga fillimi i pandemisë 19 997 veta u infektuan me koronavirus, ndërsa 789 humbën jetën e tyre me Covid-19 të konfirmuar.

Infektimi me koronavirusin varet nga grupi i gjakut

“Ka dëshmi për ndikimin e grupit të gjakut për infektimin me koronavirus”, tha para Nova tv imunologu docent Velizar Shivarov. Sipas tij njerëzit e grupit zero të gjakut janë më pak të kërcënuar të sëmurën. Mirëpo, në se kjo ndodhë ka të ngjatë që më lehtë të kalojnë sëmundjen. Sipas docentit Shivarov regjistrimet e para të vaksinës së re kundër Covid-19 mund të bëhen në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Përsa i përket sezonit të gripit që po fillon ai rekomandoi më shumë diell dhe evitim të kontakteve të rrezikshme.

370 milion euro më pak nga emigrantët për shkak të Covid-19

Vetëm për 6 muajit e parë të vitit me 370 ulën mjetet të cilët bashkatdhetarët tanë nga jashtë u dërguan familjeve të tyre në Bullgari për shkak të koronavirusit. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Për po  këtë periudhë vitin e kaluar në vend u dërguan 636 milion euro. Sipas Lëçezar Bogdanovit nga Instituti i Ekonomisë së Tregut kjo do të ndikojë jo vetëm mbi ekonominë por edhe mbi të ardhurat e familjeve të cilat rregullisht marrin transferime. Sipas tij korona-kriza do të kthehet në një katalizatorë të reformave serioze.

Zgjatjen e masës 80:20 kërkon ministri i turizmit

Zgjatja e masës kundër krizës 80:20 deri në maj të vitit të ardhshëm. Për këtë ngul këmbë zëvendës kryeministrja dhe ministre e turizmit Marijana Nikollova, njofton Ministria e Turizmit. Sipas saj në sajë të masës 60:40 e cila për hotelierët dhe restorantet u transformua në 80:20 u ruajtën afro 22 mijë vende të punës vetëm në turizmin. Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit – 27 shtatorit ministrja Nikollova u falënderoi bullgarëve të cilët zgjodhën të kalojnë pushimet në vend si dhe hoteleve dhe restoranteve të cilët megjithë humbjet mbetën të hapur dhe nuk kthyen asnjë turistë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD