Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta antiqeveritare thërret “Kryengritje të Madhe Popullore 4”

Vlladimir Mihajllov nga grupi "Sleng" gjatë protestës
Foto: BTA

Ditën e 82 të protestave antiqeveritare në Sofje përsëri është shpallur miting dhe procesion me kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit dhe Kryeprokurorit dhe për zgjedhje të parakohshme.

Ditën e 81 të protestave u zhvillua një koncert-miting “E ardhme për Bullgarinë – e ardhme për të rinjtë”. Në skenë u shfaqën disa prej grupeve të njohura të muzikës pop, por kishte shumë interpretues, të cilët hodhën poshtë ftesën për pjesëmarrje.

Oratorët shtruan çështje të ndryshme, si shkelja e të drejtave civile, dhe kërkuan ndryshime legjislative në sferën e kulturës, transmetoi një korrespondent i BNR-së.

Në aktivitet udhëheqësit e aksionit shpallën se po planifikohet një protestë në masë – “Kryengritja e Madhe Popullore 4” për datën 3 tetor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga GERB janë kategorik se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me një mandat tjetër

GERB-SDS nuk do të marrë pjesë në përpjekjet për të formuar një qeveri me mandatin e dytë dhe të tretë. Kjo thuhet në qëndrimin e formacionit, i cili vjen si kundërpërgjigje ndaj gatishmërisë së deklaruar të PP-DB-së për formimin e qeverisë me..

botuar më 24-03-26 3.44.MD

Kriza qeveritare u kthye në parlamentare, zgjedhjet janë në prag

Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas..

botuar më 24-03-26 12.07.MD
Bojko Borisov

Borisov u ankua për presionin telefonik nga ministrat nga vendet e huaja

Në parlament, para debatit për mandatin e parë për formimin e qeverisë, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se deri në momentin e fundit ka pasur nj dëshirë të madhe për të pasur një kabinet, se ka bërë shumë kompromise me "Po e vazhdojmë ndryshimin -..

botuar më 24-03-26 11.17.PD