Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hua prej 25 mln eurosh do të destinohet për përmirësimin e mjedisit urban në Bullgari

Foto: BGNES

Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.

Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.

Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.

Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat

Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën marrëveshje mbi 7 kritere, të cilat do të jenë të domosdoshme për aplikimin e certifikatave për të vaksinuarit kundër Covid-19, njoftojnë mediat austriake. Kriteret tashmë i janë dërguar..

botuar më 21-04-12 12.50.MD

Fillon muaji i shenjtë për myslimanët

Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Bullgari mbi 650 000 veta e kanë shënuar islamin fe të tyre. Nesër ata do ta presin muajin e shenjtë për myslimanët Ramazan. Gjatë kësaj kohe myslimanët do të agjërojnë shpirtërisht dhe..

botuar më 21-04-12 11.36.PD

Shumica e nxënësve të shkollës së mesme në Bosilegrad dëshirojnë të studiojnë në Bullgari

Pothuajse të gjithë 50 maturantët që mbarojnë shkollën e mesme në Bosilegrad dëshirojnë të vazhdojnë arsimin në një nga universitetet në Bullgari. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të kryer ndër maturantët në të vetmen shkollë të..

botuar më 21-04-12 7.20.PD