Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hua prej 25 mln eurosh do të destinohet për përmirësimin e mjedisit urban në Bullgari

Foto: BGNES

Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.

Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.

Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.

Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.

Më shumë nga rubrika

Po aplikohen masa lokale kundra përhapjes së virusit

Vala e tretë e shpërndarjes së koronavirusit tanimë është fakt dhe pikërisht asaj i dedikohet tendenca për një rritje graduale të sëmundshmërisë dhe zënies së shtretërve spitalor në Bullgari, shpalli në brifingun e rregullt për situatën aktuale..

botuar më 21-03-04 3.05.MD

Si një kultivues i rrushit nga Varna ringjalli verën e vërtetë të trakëve

Trakasit kanë pëlqyer të pinë verë të trashë me aromë frute të spikatur fortë dhe shije të pasme të largët....të dyllit të bletës. Një kantinë vere në qytetin Varna propozon një udhëtim në kohë përmes një varieteti të ringjallur të rrushit nga koha..

botuar më 21-03-04 7.15.PD

Në Bullgari mbipesha prek më shumë burrat sesa gratë

Më 4 mars shënojmë Ditën Botërore të Mbipeshës. Një studim i Komisionit Evropian për Bashkimin Evropian tregon një tendencë të rritjes së përqindjes së njerëzve me mbipeshë gjatë vitit 2025 në krahasim me 2014-ën. Sipas parashikimit për..

botuar më 21-03-04 4.45.PD