Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.
Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.
Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.
Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së..
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të..
Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi..