Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në pritje të raportit të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit

Mekanizmi horizontal duhet të mbrojë paratë evropiane nga korrupsioni, sqaroi para Radios Kombëtare Bullgare ish-euro deputeti bullgar Svetosllav Malinov

Foto: arkiv

Komisioni Evropian do të  paraqesë raportet për sundimin e ligjit në të gjitha vendet-anëtare sipas mekanizmit të ri horizontal pas kolegjiumit të komisionarëve sot, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel Angjelina Piskova, duke cituar zëdhënësen e Komisionit Dana Spinant.

Në dokument thuhet se kërcënimet kundra gazetarëve janë tepër shqetësuese në Bullgari, Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Spanjë, njofton “Politiko”. Nënvizohet po kështu se pavarësia e sistemit gjyqësorgjendet para një rreziku në Hungari dhe Poloni.

“Këto raporte mund të kthehen në një instrument bazë të procesit demokratik në vendet e veçanta”, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare docenti Svetosllav Malinov, drejtues i Katedrës “Politologji” në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe ish-euro deputet nga grupi i Partisë Popullore Evropiane.  

Foto: BGNES

“Bullgaria i përngjan një studenti, i cili dhjetë vjet është kthyer në sesionin e vjeshtës të përmirësimit të notave. Kjo qe historia jonë. Madje 12 vjet ne merrnim raporte kritike, më pak raporte kritike, pak pozitive, por gjithsesi raporte kritike për këtë se nuk kemi të bëjmë me sundimin e ligjit, se kemi korrupsion, një sistem gjyqësor të pa reformuar. Dhe në fund erdhi një mekanizëm i ri”.  

Raporti i ri do të përmbajë atë, e cila përfshihet në raport mbi mekanizmin e monitorimit, por shpresat e të gjithëve, të cilët po i presin këto raporte, është të ketë shumë më tepër, theksoi Svetosllav Malinov.

“Të ketë shumë më tepër nga përqendrimi mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë, të ketë dhe për mediat, të ketë dhe për mënyrën në bazë të së cilës funksionon demokracia bullgare, për rreziqet, për shkrirjen midis politikanëve dhe mediave, partive, mediave dhe oligarkëve - këtë po presim. Në ndonjë farë kuptimi fusha e kritikës është zgjeruar”.

Raportet e para priten me një vëmendje të madhe dhe përkujdes dhe sepse kjo duhet të jetë mbrojtja e re e parave evropiane nga korrupsioni, vuri në dukje Malinov.

“Çdo gjë nisi nga ndjenja e një pjese më të madhe të qytetarëve evropianë, më në veçanti të vendeve donatore, se paratë e tyre po treten nga qeveritë, të cilat nuk i respektojnë vlerat evropiane. Pa vlera evropiane nuk duhet të ketë para evropiane”, shtoi Malinov.

Sipas fjalëve të tij, Bullgaria dhe Rumania kanë kontribut për dështimin e kontrollit evropian, me qenë se kanë “demonstruar seBashkimi Evropian nuk ka mekanizëm, i cili të mund ta detyrojë shtetin anëtar të bëjë reforma radikale për të mirën e qytetarëve të vet, jo për shkak të burokratëve evropianë. Fatkeqësisht duhej të kalonin me të vërtetë 12 vjet, që të mund të shikohet  se një shtet si Bullgaria nuk mund të realizojë reforma të tilla”, nënvizoi docenti Svetosllav Malinov.

Raporti nuk do të jetë zhgënjyes për ata, të cilët janë kritikë ndaj qeverisë, prognozon në përfundim zoti Malinov.  

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD