Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 207

Foto: arkiv

Nuk pritet mbyllje e të gjitha shkollave për shkak të koronavirusit

“Në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për vatra të koronavirusit në shkollë. Nu do t’u përgjigjem spekulimeve se kur dhe nëse do të kalojmë tek forma e arsimit në distancë.” Këtë e deklaroi në studion e Televizion it Kombëtar Bullgar kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev.

Në klasat ku ka mbajtës të konstatuar të koronavirusit do të kalohet tek mësimdhënia në distancë për 14 ditë. Do të mbyllen edhe shkolla të veçanta, në qoftë se atje janë prekur disa klasa.

“Sivjet nuk do të ketë pushime për shkak të gripi, do të kalohet në mësimdhënie në mjedis elektronik”, tha gjithashtu doc. Kunçevi.

5.83% prej PCR testeve të fundit janë pozitive me Covid-19

276 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari nga 4 736 PCR testet e zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 52, pas kësaj radhitet Bllagoevgrad – 49 dhe Plovdiv – 29 raste të reja. 6 veta kanë vdekur. Gjithsej 814 pacientë me koronavirus mbeten në spital, 44 prej të cilëve janë në repartet intensive. Janë shëruar 150 veta. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ deri në mesnatë.

Një vatër e Covid-19 u regjistrua në një hospis në Tërgovishte. Atje me koronavirus deri në momentin e tanishëm janë regjistruar 29 veta, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Tëgovishte Evtim Petkov. Janë marrë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë dhe profilaksisë. Personeli disponon veshje mbrojtëse.

Kardiologë studiojnë pasojat e Covid-19 për zemrën

Në 8 qytete bullgare mjekë nga Instituti Bullgar i Kardiologjisë nisën të analizojnë pasojat e koronavirusit për zemrën. Deri tashti te 2/3 e njerëzve që u infektuan me Covid-19 konstatohet dëmtim i miokradit, tha për BNR docentja Jana Simova nga instituti. Ajo shtoi se te ¼ e këtyre pacientëve mund të zhvillohet insuficienca kardiake ose aritmi.

Urdhra të Ministrit të shëndetësisë në lidhje me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë nga 1 tetori për personat që mbërrijnë në Bullgari nga Ukraina kërkohet dokument për rezultat negativ nga PCR test.

Me një urdhër tjetër të ministrit të shëndetësisë lejohet zhvillimi i garave sportive në të mbyllur me publikë në rast se spektatorët janë të paktën në distancë fizike nga 1.5 metra, me zënien e vendeve jo më shumë se 50 për qind nga kapaciteti i impiantit sportiv.

Me po këtë urdhër qendrat për përkrahje të zhvillimit personal rifillojnë punën e tyre në përputhje me udhëzimet e hartuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë për veprimtari në kushtet e Covid-19.

7.3 për qind është papunësia në kushtet e Covid-19

Më se 320 milion leva nga Programi Operativ “Resurse Njerëzore” u mobilizuan deri tashti për përballimin e pasojave nga covid-kriza, tha për BNR ministrja sociale Zornica Rusinova. Ditët e afërta do të fillojë shpërndarja e pakove me ushqime në kuadrin e programit operativ për njerëzit në nevojë më të madhe. 7.3 për qind arriti papunësia ndërsa për ditë në zyrat e punësimit regjistrohen nga 1700 veta.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD