Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 208

Foto: EPA/BGNES

Në Bullgari vdekshmëria nga Covid-19 po pakësohet

Bullgaria zë vendin e 25 për nga sëmundja nga koronavirusi dhe vendin e 8 për nga vdekshmëria në Bashkimin Evropian, njoftoi kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev në brifingun e Shtabit  Operativ Kombëtar. “Mortaliteti ulet dhe pak nga pak jemi të shtyrë nga vendi i dytë nga një grup i madh vendesh. Malta është me një mortalitet më të lartë”, saktësoi inspektori i shëndetësisë.

10,5% nga shtretërit për Covid pacientët dhe 4% nga të paracaktuarit për shërim në repartet intensive janë të plotësuar, tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov. Ai shtoi se numri i pamjaftueshëm i specialistëve mjekësorë dhe numri në rritje i të infektuarve mes tyre mund të kthehet në një rrezik në rast të shpërndarjes së epidemisë.

Greqia zgjati kërkesat anti-covid për hyrje në vend

Deri më 12 tetor 2020 Greqia zgjat afatin e kufizimeve të përkohshme të aplikuara deri tashti dhe të kërkesave për hyrje në vend përmes kufijve tokësore, detare dhe ajrore. Mbetet kushti që ata që mbërrijnë në vend të disponojnë QR kod. Është e detyrueshme që udhëtarët të paraqesin PCR test me rezultat negative të bërë deri në 72 orë para kalimit të kufirit grek. Kërkesat janë pjesë nga masat kundër përhapjes së Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

PCR test nuk kërkohet për shoferët e kamionëve në se kalojnë përmes pikës kufitare Ilinden - Eksohi. Në kabinën e automjetit mund të jetë vetëm shoferi.

Hiqet karantina e rekomanduar për atë që mbërrijnë në Belgjikë nga Vidini, Vraca, Llom dhe Montana

Shërbimi Federal Belg për veprimtari të jashtme, tregti të jashtme dhe bashkëpunim e vendosi rajonin e Bullgarisë Veriperëndimore (Vidin, Vraca, Llom, Montana) në zonën e gjelbër, pasi deri tani rajoni në fjalë ishte në zonën me ngjyrë portokalli, bëri të ditur MPJ-ja bullgare. Shtetasit bullgarë që mbërrijnë në Belgjikë nga kjo zonë nuk duhet të vendosen në karantinë dhe të testohen për Covid-19.

Asnjë rast i regjistruar i COVID-19 në vendpushimet detare bullgare gjatë verës

Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë.  Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.

Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.

Nxënësit infektohen me koronavirus 2.5 herë më pak nga të moshuarit

Kemi 90 mësues të infektuar me COVID-19 nga 90 000 veta. 0.5% janë nxënësit në karantinë, që kanë kontaktuar me njerëz të tjerë të infektuar në shkollë, ose jashtë saj, tha Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev, transmetoi BTA.

Për një pjesë të nxënësve dhe mësuesve, të cilët u vendosën në karantinë në fillim të vitit shkollor tashmë skadoi periudha 14 ditore e karantinës.

Mund të themi se përqindja e nxënësve, të cilët janë infektuar është 2.5 herë më e ulët nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të popullsisë.

Nxënësit sëmuren më rrallë dhe infektohen më rrallë. Përqindja e mësuesve është më e lartë, sqaroi Vëllçev.

Të gjithë pensionistët do të vazhdojnë të marrin nga 50 leva (rreth 25 euro) për shkak të pandemisë

Në ditët më të vështira të pandemisë e vumë si prioritet jetën, shëndetin dhe kujdesin social për të moshuarit, shkroi kryeministri Bojko Borisov në Facebook në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve të Moshuar. Muajin e tretë me radhë të gjithë 2.1 milion pensionistët do të marrinë shtesë nga 25 euro. Kjo përkrahje do të vazhdojë deri në fund të mandatit tonë, shkroi kryeministri.

Nga Partia Socialiste Bullgare deklaruan në parlament se shuma nga 25 euro është lëmoshë. Deputeti Georgi Gjokov tha se Bullgaria është vendi me popullsinë më të moshuar, ndërsa pensioni mesatar është vetëm 196 euro.

5.79 janë të sapoinfektuarit me Covid-19 pas 4 943 testeve të realizuara

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 286 pas 4 943 PCR testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit, njofton Portali Unik Informativ. Më shumë raste janë zbuluar në rajonin e Sofjes – 57, Bllagoevgrad – 34, Plovdiv – 24, Stara Zagora – 20. Në Burgas ka 19 raste, transmetoi BNR.

Nga gjithsej 20 833 raste të ripohuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë 5 374 janë aktive. Janë hospitalizuar 837 të sëmurë, 44 prej të cilëve në repartet intensive. Numri total i të shëruarve është 14 634.


Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh kanë vdekur 12 veta me koronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë – 825.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD