Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të kthyerit” udhëtojnë përmes fjalës së vet drejt kujtimit dhe krahinës së lindjes

Foto: eurochicago.com

Sot, kur në pandeminë botërore është vështirë të kthehemi fizikisht, mund të udhëtojmë drejt shtëpisë në imagjinatën tonë ose përmes fjalëve. Ku bullgarët “e kthyer”, por në fakt të shpërndarë nëpër të gjitha skajet e botës, realizojnë kthimet e veta - përgjigjen na e jep përmbledhja me tekste të bashkatdhetarëve prej 5 kontinenteve.

Përmbledhja e pestë letrare, e lëshuar me ndihmën e bullgarëve nga e gjithë bota, përmban tregime dhe vjersha të 68 autorëve, të bashkuara nën titullin “Të kthyerit”. Pavarësisht se fjala thërret asociacione me të kaluarën, kur ata të cilët kishin ikur nga regjimi komunist  ishin të stigmatizuar si “njerëz që nuk do të kthehen kurrë”, “të kthyerit” sipas fjalorit të gjuhës bullgare janë njerëzit, të cilët kthehen po në të njëjtën vend. Por, gjithsesi të ndryshuar, asnjëherë të njëjtit.

“Ata kthehen njëkohësisht në të kaluarën e denjë të Bullgarisë dhe të kulturës bullgare - thotë letrari Marin Bodakov, i cili prezantoi përmbledhjen. Por, ata kthehen dhe në gjuhë dhe mund të shikojmë sesa e ëmbël është përdorimi i saj, çfarë gëzimi prej fjalëve të rralla antike dhe shprehive provojnë autorët e këtyre teksteve”.

Tanja Panova gjatë gjithë jetës punon me fjalët, por mezi tani kur tanimë e ka lënë gazetarinë në të kaluarën, ajo guxon të prezantojë një test të vet artistik - tregimin “Si thuret një këngë”.

“Ashtu siç thuret një rrugicë, pikërisht kështu thuret dhe një këngë - thotë autorja. Duhet të nxjerrësh bazën nga mendja jote, me zemrën tënde të grumbullosh fjalët dhe t’i renditësh, sepse derisa lëviz sovajka, ti duhet të këndosh këngën tënde.

Klasiku i gjallë Anton Donçev thotë se vjen momenti, në të cilin bullgari duhet të fillojë  të krijojë këngën e vet. Një këngë është një histori e tërë, në ngjashmëri të një qëndisje bullgare. Kjo është historia e një fisi të tërë, të një familje.”

Me esenë e tij “Ankesë”, Jordan Ignatov 15 vjeçar, fiton konkursin kombëtar të nxënësve “Kthim drejt rrënjëve”. Trashëgimtar i refugjatëve nga Trakia e Edrenesë, ai tregon  për kthimin e të afërmeve të tij, të dëbuar nga toka e vet  bashkë me mijëra bashkatdhetarë tanë të tjerë pas fundit të Luftës Ballkanike.  

“Bullgaria e sotme është shumë më e ndryshme nga e kaluara - thotë Jordan Ignatov. Derisa dikur njerëzit kanë qenë të shtypur dhe kanë mbetur në vend në pritje që vendi ynë të mund të rikthejë territoret e veta, me rënien e komunizmit ata nuk kanë mundur të shkojnë jashtë dhe të kënaqin interesin e vet. Disa prej atyre, të cilët kanë mbetur nëpër botë, sot kanë dëshirë që të kthehen, por i ndalojnë politikanët jo me shumë cilësi dhe pagimi shumë i ulët i punës. Ka dhe të tjerë, të cilët nuk duan që të jetojnë këtu dhe kjo pak më shqetëson. Desha që t’i detyroj të mendohen - ta shikojnë Bullgarinë përmes syve të veta, të investojnë, të bëjnë diçka dhe të binden se është e mundur që të kenë sukses”.

Të mbetur nëpër shtëpitë e tyre të largëta për shkak të mundësive të pakufizuara për udhëtim, bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit dërgojnë mesazhe të ndryshme, thotë akoma Marin Bodakov.

“Që të gjithë ata propozojnë strategji të ndryshme për evitimin e trishtimit, për evitimin e nostalgjisë, për rritjen e kuptimit në urën midis vendit të huaj, ku banojnë, dhe atdheut të tyre. Këto janë fijet e kuqe, të cilat kalojnë në të gjithë librin, por për mua më interesantja është sesi këta njerëz ndryshojnë, kur gjenden në një vend të ri. Ata menjëherë kuptojnë se ka rregulla në konviktin njerëzor dhe që këto rregulla jo vetëm që garantojnë mirëqenien e komunitetit, por dhe të mirëqenies së vet personale dhe madje mund të sjellin dhe kënaqësi.Dhe kur kthehen në Bullgari, tanimë të mësuar me këtë disiplinë, janë të shastisur sesi mund të mos respektohen rregullat.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD