Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktoresha Ivalina Trendafillova për nanoteknologjitë që shërojnë dhe mbrojnë natyrën

Përdorimi i nano-grimcave në mjekësi është një praktikë relativisht e re. Nuk është e largët dita kur në treg do të paraqitet dhe ilaçi kaq shumë i kërkuar, i cili me një precizitet do të shkatërrojë qelizat kancerogjene, pa dëmtuar indin e shëndoshë. Po hyjnë në aplikim dhe nanoteknologji, të cilat spastrojnë nga ndotësit, si antibiotikët, hormonet dhe pesticidet.

Në këtë sferë të veprimtarisë janë caktuar dhe përpunimet e kimistes së re dr. Ivalina Trendafillova*. Përpjekjet e saj gjejnë një aplikim në diagnostikimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kështu për shembull, përveç se mundet të zbulojnë qeliza kanceroze të  sapoformuara, nanogrimcat mund të projektohen t’i lidhin kimioterapistët direkt me to.

“E dimë se lëndët gjatë kimioterapisë dëmtojnë jo vetëm qelizat e tumorit por dhe qelizat e shëndosha - sqaron Ivalina.  Me përfshirjen e ilaçeve në këta transportues, të cilët unë i sintetizojë, mundim të arrijmë deri tek tumori ose tek indi i ruajtur dhe aty të lëshohet ilaçi, pa e ngarkuar të gjithë organizmin, që është një prioritet jashtëzakonisht i madh”.


Nanoteknologjitë mundin po kështu dhe të përmirësojnë tretshmëria e substancave biologjikisht aktive me një prejardhje natyrale dhe në të njëjtën mënyrë të lejojnë furnizimin e lëndës aktive deri tek organi ose indi i dëshiruar.

Të përdorur si katalizatorë në reaksione për shpërbërjen e ndotësve, nanogrimcat mund të përdoren dhe si një mjet për spastrim:

"Zakonisht këto janë reaksione oksiduese, të cilat spastrojnë ujërat mbeturinore nga prodhimet e ndryshme.Lëndët e dëmshme në to janë në koncentrate shumë të vogla, të cilat konsiderohen si të lejueshme. Kjo çon deri në lirimin e tyre përsëri në natyrë. Por, gjatë viteve të fundit studimet tregojnë  se grumbullimi i tyre në tokë dhe në pellgjet ujore shkakton probleme serioze. Këta ndotës organikë ndikojnë mbi shumimin dhe popullimet e llojeve. Sistemet, të cilat unë i përpunojë, janë pikërisht në këtë drejtim - spastrim nga mikrondotësit. Qëllimi është shpërbërja e tyre e plotë deri në ujë dhe dyoksid karboni ose të paktën deri në lëndë, të cilat nuk mund të dëmtojnë si ato origjinalet”.

Për shkak të këmbënguljes së madhe dhe përkushtimit të vet ndaj shkencës, Ivalina Trendafillova fitoi bursën më të madhe prestigjioze në fushën  e shkencës, mbi programin “Maria Sklodowska – Curie”(MSCA). Programi është në universitetinnë Namur – Belgjikë, ku ajo do të vazhdojë studimet e veta. Planet e saj janë  që pasi të grumbullojë përvojë dhe dije të kthehet në Bullgari dhe t’ua transmetojë kolegëve të vet. Ëndrra e saj e madhe është që me këtë  të mund të kontribuojë për zhvillimin e shkencës në Bullgari në një nivel botëror:

Kur një gjë e ke me gjithë zemër dhe e di se kjo është njohja dhe pasioni yt - ti jep çdo gjë nga vetja jote dhe vazhdon. Akoma po vazhdoj të pohoj se kam dëshirë të zhvillohem në shkencë. Ajo më emocionon, më detyron të ndeshem çdo ditë me sfida të reja, të mendoj, të lexoj, që të mund të zgjidh ndonjë problem të veçantë. Dua të mbetem në shkencë. Kjo të zgjohesh me një dëshirë për punë është prioritet, të cilin shumë pak njerëz e kanë.

*Ivalina Trendafillova është kryeasistente dhe doktoreshë në Institutin e Kimisë Organike me qendër në fitokimi pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: fund13veka.bg dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Punë të tepërt dhe një interes të gjallë për të drejtat e punës, konstatojnë ekspertët

Pothuajse si me shaka juristët thonë se pas Ligjit për trafikun rrugor, ligji tjetër i shkelur më tepër në Bullgari është Kodi i Punës. Më shpesh për një  ndihmë juridike ndaj këshilltarëve ligjorë të sindikatave u drejtohen persona të cilët janë..

botuar më 21-05-07 7.15.PD

Dita e Shën Gjergjit në Bullgari shënohet edhe si Ditë e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare

Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare u shënua me të shtëna solemne artilerie, paradë të njësive përfaqësuese dhe fluturim të avionëve luftarakë mbi qendrën e kryeqytetit Sofje. Tradicionalisht, në Ditën e Shën Gjergjit, në prani të Presidentit,..

botuar më 21-05-06 11.39.PD

"Graf Ignatievo" – shtëpia e aviacionit luftarak

6 maji është dita e trimërisë dhe festa e ushtrisë bullgare. Mirëpo, për të dytin vit radhazi pandemia Covid-19 prishi një traditë që daton që në vitin 1993. Megjithatë, do të zhvillohet një demonstratë e fuqisë ushtarake, edhe pse pa publik. Në..

botuar më 21-05-06 6.15.PD