Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brukseli insiston që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë

Foto: BGNES

Komisioni Evropian i rekomandoi Shkupit të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe Greqinë. Kjo theksohet në raportin e Brukselit për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit me BE-në. Në tekst theksohet domosdoshmëria e respektimit të marrëveshjeve dypalëshe si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë me Bullgarinë. Këtë e njoftoi televizioni maqedonas Telma.