Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi restaurimi i xhamisë “Ibrahim-Pasha” në Razgrad

Xhamia "Ibrahim Pasha" në Razgrad
Foto: arkiv

Një shtet duhet të kujdeset për monumentet e veta, për tempujt e krishterë, xhamitë dhe sinagogat, tha në Razgrad Ministri i Kulturës Boill Banov. Ai ishte ndër mysafirët zyrtarë të ceremonisë kushtuar fillimit të restaurimit të xhamisë “Ibrahim Pasha”. Sipas Banovit pas restaurimit xhamia do të përdoret si muze. Nëse atje do të jetë edhe shërbesa të tjera, kjo është çështje e vendimeve të tjera. Po më e rëndësishmja është që tempulli të rimëkëmbet.

Askush nuk mund ta ndajë shoqërinë. Feja është që t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë, tha Ahmed Ahmedov - deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari.Ai ishte kategorik se xhamia “Ibrahim-Pasha” duhet të jetë tempull funksionues dhe jo muze.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD