Tashmë tre vjet bullgarët janë pakicë zyrtare në Shqipëri

Foto: Krasimir Martinov

Mbushen 3 vjet nga miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri në të cilin njihet ekzistenca e pakicës bullgare. I njëjti dokument njeh edhe pakicat greke, maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.

Me vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri filluan proceset e vetë identifikimit të pakicës bullgare, thekson docenti Spas Tashev. Në një intervistë për Radio Bullgarinë studiuesi i bashkësive bullgare në Ballkanin Perëndimor saktëson se bullgarët në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë të diskriminuar. Në vitin 1991 aty u regjistruan organizatat e para të bullgarëve, kurse dy vjet më vonë tek ne erdhën të rinjtë e parë me vetëdije bullgare për të bërë studime në universitetet bullgare. Atëherë filloi dhe veprimtaria e qëllimshme për njohjen zyrtare të minoritetit bullgar në Shqipëri – gjë, e cila u realizua në vitin 2017. Sot mësimi i gjuhës letrare bullgare është prioritet i përbashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të cilët numërojnë pothuajse 50 mijë veta – ka tri shkolla bullgare të fundjavës (të ashtuquajurat "shkolla të së dielës") dhe afro 700 të rinj kanë mbaruar arsimin e lartë tek ne.

Midis Bullgarisë dhe Shqipërisë gjithnjë ka ekzistuar marrëveshje dhe program për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës – theksoi Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, dhënë kohët e fundit, ajo saktësoi se programi për periudhën 2020-2022 është në fazën e miratimit në të dy vendet dhe pritet që së shpejti të nënshkruhet. Bashkëpunimi dypalësh është shumë i mirë, sidomos në fushën e arsimit. Më se 300 studentë shqiptarë mësojnë në shkolla të larta të Bullgarisë. Vetëm në Universitetin e Bllagoevgradit ata janë përafërsisht 100. Në kuadrin e shkëmbimit, studentë dhe doktorantë nga specialitetet e ballkanistikës së Universitetit të Sofjes dhe të Universitetit të Veliko Tërnovos bëjnë specializime në universitete të ndryshme në Shqipëri. Të dy vendet tona janë në të njëjtin regjion dhe janë shumë të ngjashme. Do të jetë mirë në se shkëmbimi i të rinjve rritet – kjo është një premisë për t’u njohur më mirë dhe do të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve midis shteteve tona.


Më shumë nga rubrika

U botua një abetare bullgare për fëmijët dygjuhësh

"Po lexojmë me Asjan dhe Javorin" është emri i abetares së parë për nxënësit me gjuhë amtare të ndryshme nga bullgarishtja dhe për ata që kanë vështirësi në lexim në shkollën fillore. Abetarja është e përshtatshme për fëmijët bullgarë që rriten..

botuar më 21-09-22 3.09.MD

Procedura për lëshimin e certifikatave të shtetësisë bullgare është përshpejtuar

Për tre muajt e verës gjatë qeverisjes së kabinetit teknik u shërbyen 7600 persona, të cilët morën certifikatat e tyre për shtetësinë e fituar bullgare. Ndërsa për gjithë vitin 2020 certifikatat e lëshuara ishin 5500. Këtë e tregoi si një sukses të..

botuar më 21-09-21 1.27.MD

Bullgarët në mbarë botën mbështesin kauza bamirëse për të ndihmuar bashkatdhetarët në vendin tonë

Aftësia ose vetëm dëshira të ndihmosh dikë të bënë të ndihesh i rëndësishëm. Por, jo në atë “kuptim televiziv” sa përpara kamerave, siç thuhet, por në shpirtin dhe në zemrën tënde. Altruizmi është një vendim i thellë personal dhe me siguri nuk..

botuar më 21-09-21 1.06.MD