Programi i ditës

Tashmë tre vjet bullgarët janë pakicë zyrtare në Shqipëri

Foto: Krasimir Martinov

Mbushen 3 vjet nga miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri në të cilin njihet ekzistenca e pakicës bullgare. I njëjti dokument njeh edhe pakicat greke, maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.

Me vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri filluan proceset e vetë identifikimit të pakicës bullgare, thekson docenti Spas Tashev. Në një intervistë për Radio Bullgarinë studiuesi i bashkësive bullgare në Ballkanin Perëndimor saktëson se bullgarët në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë të diskriminuar. Në vitin 1991 aty u regjistruan organizatat e para të bullgarëve, kurse dy vjet më vonë tek ne erdhën të rinjtë e parë me vetëdije bullgare për të bërë studime në universitetet bullgare. Atëherë filloi dhe veprimtaria e qëllimshme për njohjen zyrtare të minoritetit bullgar në Shqipëri – gjë, e cila u realizua në vitin 2017. Sot mësimi i gjuhës letrare bullgare është prioritet i përbashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të cilët numërojnë pothuajse 50 mijë veta – ka tri shkolla bullgare të fundjavës (të ashtuquajurat "shkolla të së dielës") dhe afro 700 të rinj kanë mbaruar arsimin e lartë tek ne.

Midis Bullgarisë dhe Shqipërisë gjithnjë ka ekzistuar marrëveshje dhe program për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës – theksoi Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, dhënë kohët e fundit, ajo saktësoi se programi për periudhën 2020-2022 është në fazën e miratimit në të dy vendet dhe pritet që së shpejti të nënshkruhet. Bashkëpunimi dypalësh është shumë i mirë, sidomos në fushën e arsimit. Më se 300 studentë shqiptarë mësojnë në shkolla të larta të Bullgarisë. Vetëm në Universitetin e Bllagoevgradit ata janë përafërsisht 100. Në kuadrin e shkëmbimit, studentë dhe doktorantë nga specialitetet e ballkanistikës së Universitetit të Sofjes dhe të Universitetit të Veliko Tërnovos bëjnë specializime në universitete të ndryshme në Shqipëri. Të dy vendet tona janë në të njëjtin regjion dhe janë shumë të ngjashme. Do të jetë mirë në se shkëmbimi i të rinjve rritet – kjo është një premisë për t’u njohur më mirë dhe do të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve midis shteteve tona.


Më shumë nga rubrika

49 fëmijë bullgarë po e mësojnë gjuhën amtare në shkollën e së dielës në Stamboll

Shkolla e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Stamboll hapi klasat e veta pas një viti pandemik, të kaluar në një vetmi shtëpiake përpara ekranit të kompjuterit.   Dhe ndërsa kambana e zbukuruar me trikolorin bullgar lajmëronte fillimin e..

botuar më 21-10-23 10.35.PD

Radioja Kombëtare Bullgare përsëri është duke kërkuar dimensionet e iluminizmit modern

Çdo një ndryshim i madh fillon me hapin e parë drejt tij. Kurse ata të cilët marrin guximin ta bëjnë pavarësisht nga të gjitha ose për hir të gjithçkaje, për të mirën e të tjerëve, shpesh mund të përcaktohen me fjalën kuptimplotë “iluminist”...

botuar më 21-10-22 7.15.PD

Me protesta, kërkesa për rritjen e pagave dhe pakënaqësi bullgarët mirëpresin vendosjen e certifikatës së gjelbër

Që nga 21 tetori Bullgaria bashkohet me vendet evropiane, në të cilat certifikata e gjelbër hap dyert drejt institucioneve kulturore, objekteve të mëdha tregtare, sallave sportive, restoranteve. Dhe përderisa vazhdojmë të jemi në krye të..

botuar më 21-10-21 3.21.MD