Programi i ditës

Tashmë tre vjet bullgarët janë pakicë zyrtare në Shqipëri

Foto: Krasimir Martinov

Mbushen 3 vjet nga miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri në të cilin njihet ekzistenca e pakicës bullgare. I njëjti dokument njeh edhe pakicat greke, maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.

Me vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri filluan proceset e vetë identifikimit të pakicës bullgare, thekson docenti Spas Tashev. Në një intervistë për Radio Bullgarinë studiuesi i bashkësive bullgare në Ballkanin Perëndimor saktëson se bullgarët në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë të diskriminuar. Në vitin 1991 aty u regjistruan organizatat e para të bullgarëve, kurse dy vjet më vonë tek ne erdhën të rinjtë e parë me vetëdije bullgare për të bërë studime në universitetet bullgare. Atëherë filloi dhe veprimtaria e qëllimshme për njohjen zyrtare të minoritetit bullgar në Shqipëri – gjë, e cila u realizua në vitin 2017. Sot mësimi i gjuhës letrare bullgare është prioritet i përbashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të cilët numërojnë pothuajse 50 mijë veta – ka tri shkolla bullgare të fundjavës (të ashtuquajurat "shkolla të së dielës") dhe afro 700 të rinj kanë mbaruar arsimin e lartë tek ne.

Midis Bullgarisë dhe Shqipërisë gjithnjë ka ekzistuar marrëveshje dhe program për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës – theksoi Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, dhënë kohët e fundit, ajo saktësoi se programi për periudhën 2020-2022 është në fazën e miratimit në të dy vendet dhe pritet që së shpejti të nënshkruhet. Bashkëpunimi dypalësh është shumë i mirë, sidomos në fushën e arsimit. Më se 300 studentë shqiptarë mësojnë në shkolla të larta të Bullgarisë. Vetëm në Universitetin e Bllagoevgradit ata janë përafërsisht 100. Në kuadrin e shkëmbimit, studentë dhe doktorantë nga specialitetet e ballkanistikës së Universitetit të Sofjes dhe të Universitetit të Veliko Tërnovos bëjnë specializime në universitete të ndryshme në Shqipëri. Të dy vendet tona janë në të njëjtin regjion dhe janë shumë të ngjashme. Do të jetë mirë në se shkëmbimi i të rinjve rritet – kjo është një premisë për t’u njohur më mirë dhe do të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve midis shteteve tona.


Më shumë nga rubrika

A po ringjallet fshati bullgar?

Vetëm tre apo katër vjet më parë Bullgaria, së bashku me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, kryesoi statistikat e zymta botërore me shpopullimin e shpejtë të zonave të saj rurale. Në atë kohë, parashikimi i Fondit të Popullsisë pranë OKB-së ishte..

botuar më 21-10-06 7.15.PD

Pasaporta bullgare lejon udhëtimin pa viza në 97 vende

Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë . Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende , në 97 prej tyre pa vizë , sipas Indeksit Global të Pasaportave më të..

botuar më 21-10-05 10.56.PD

Një uzinë e re e teknologjive të larta filloi punë pranë Plovdivit

Brenda 1 viti do të trefishohen vendet e punës në uzinën e re të teknologjisë optike, e cila u hap në Zonën Ekonomike “Trakia”. Aktualisht janë emëruar 50 specialistë, tha në ceremoninë e inaugurimit zëvendëskryetari i Bashkisë së Plovdivit Stefan..

botuar më 21-10-04 2.15.MD