Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Ekaterina Zaharieva ripohoi përkrahjen e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë

| rinovuar më 20-10-15 4.22.MD
Foto: BTA

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva ripohoi përkrahjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë gjatë bisedimeve me homologun e saj shqiptar Gent Cakaj në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme.

 “Bullgaria do të bëjë çmos, që ta përkrahë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Tani për tani po vazhdojmë të mendojmë se do të jetë gabim, në qoftë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndahen në procesin e negociatave. Shqipëria bëri hapa të rëndësishëm në këtë drejtim gjatë zhvillimit të reformave”, tha Ministrja e Jashtme bullgare.

Integrimi Evropian i Shqipërisë dhe mundësitë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e bashkëpunimit, ekonomisë dhe turizmit ishin tema kryesore gjatë bisedimeve, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj njohu Ekaterina Zaharievën me zhvillimin e reformave dhe e falënderoi vendin tonë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt negociatave për anëtarësim në BE, si dhe për rolin e Bullgarisë për kthimin e Ballkanit Perëndimor në rendin e ditës të Evropës.

Ministri shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për rolin tonë në Procesin e Berlinit dhe për përpjekjet e Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai vlerësoi lart edhe samitin e pritur në Sofje BE-Ballkani Perëndimor gjatë muajit nëntor, duke nënvizuar se Shqipëria i ka zbatuar të gjitha kërkesat, përfshi këtu dhe faktin se shteti është duke punuar seriozisht mbi reformën në sistemin gjyqësor.

Ekaterina Zaharieva i vlerësoi lart përpjekjet e Shqipërisë gjatë disa viteve të fundit në zhvillimin e reformave. “Ju falënderoj se duke e miratuar Ligjin për mbrojtje të pakicave kombëtare ju e njohët gjatë vitit 2017 pakicën bullgare në Shqipëri. Ky gjithashtu ishte një prej hapave të rëndësishëm për BE-në”, tha Ekaterina Zahariva, sipas së cilës me këtë akt iu vu fund një padrejtësie historike.

Ministrja bullgare shprehu shpresë se qeveria e Shqipërisë do të miratojë legjislacionin dytësor sa u përket minoriteteve kombëtare. “Kjo që është shumë e rëndësishme për Bullgarinë është e drejta e qasjes në mësimin e gjuhës amtare të bullgarëve në Shqipëri. Jemi gati ta ndihmojmë këtë proces edhe me materiale, edhe me mësues”, tha Ministrja e Jashtme Bullgare.

Bullgaria siguron përkrahje për qytetarët dhe institucionet në Shqipëri edhe në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Në Shqipëri, në një rajon të populluar kryesisht me bullgarë etnikë, realizohet edhe projekti më i madh në kuadrin e Ndihmës bullgare Zyrtare për Zhvillim – ndërtimi i një rruge të asfaltuar midis qytetit Bilisht dhe fshatit Vernik me vlerë 1 125 561 leva (rreth 562 780 euro).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD