Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të qytetërimit evropian. Duhet të njohim se ato nuk aplikohen në mënyrën më të mirë, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një ligjëratë para Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike. Para auditorit të Athinës Presidenti, i cili vizitoi zyrtarisht Greqinë, tha se nganjëherë duket se në Evropë jemi të ngadaltë dhe joefektivë.
Forcat gjeopolitike ose regjionale, të cilat nuk janë kufizuar nga nevoja për t’i respektuar këto parime, janë më të shpejta dhe efektive në aspekt afatshkurtër, por zhvillimi njerëzor nuk është një vrapim në distancë të shkurtër, por është maratonë. Ne do të fitojmë në aspekt afatgjatë, sepse e kemi themelin moral, i cili bazohet tek vlerat tona, deklaroi Kreu i Shtetit.BBC zbuloi gjurmë bullgare në shpërthimin e depove të municionit në Republikën Çeke në vitin 2014. Sipas medias, një nga personat që është përgjigjur..
Ne duam të zhvillojmë marrëdhënie normale me Rusinë, por presim të njëjtën gjë prej tyre, tha Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje Ekaterina..
Përvjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Prillit po shënohet me ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin. Kryengritja u shpall para kohe më 20 prill..