Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të qytetërimit evropian. Duhet të njohim se ato nuk aplikohen në mënyrën më të mirë, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një ligjëratë para Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike. Para auditorit të Athinës Presidenti, i cili vizitoi zyrtarisht Greqinë, tha se nganjëherë duket se në Evropë jemi të ngadaltë dhe joefektivë.
Forcat gjeopolitike ose regjionale, të cilat nuk janë kufizuar nga nevoja për t’i respektuar këto parime, janë më të shpejta dhe efektive në aspekt afatshkurtër, por zhvillimi njerëzor nuk është një vrapim në distancë të shkurtër, por është maratonë. Ne do të fitojmë në aspekt afatgjatë, sepse e kemi themelin moral, i cili bazohet tek vlerat tona, deklaroi Kreu i Shtetit.Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..