Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllata Mëglenska – mbrojtësja e bullgarëve jashtë shtetit

Foto: kmeta.bg

Sot të krishterët ortodoksë në Bullgari nderojnë shenjtoren Zllata Mëglenska – përkrahëse dhe mbrojtëse e bullgarëve jashtë kufirit. Ajo ka jetuar gjatë zgjedhës turke në shekullin XVIII në fshatin Sllatino, i cili sot gjendet në territorin e Greqisë.

Në emër të saj është themeluar çmimi vjetor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit “Bullgarja e vitit”. Ai u jepet bashkatdhetareve tona të cilat kanë kontribuar për ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes dhe të identitetit kulturor të bashkësive bullgare nëpër botë.

Më shumë hollësi për jetën dhe veprën e shenjtores mund të mësoni në artikullin e zgjedhur nga koleksioni i Radio Bullgarisë Zllata Mëglenska – mbrojtëse e bullgarëve jashtë kufirit

Më shumë nga rubrika

Bulgarian bag – vegla bullgare për trajnim cilësor

Bulgarian bag – ky është emri i një vegle unike sportive, e cila fiton një popullaritet gjithnjë e më të gjerë në botë, si në fitness, ashtu edhe në një sërë sportesh të tjera. Forma specifike i detyrohet analogjisë për qengjin, të cilin..

botuar më 20-10-24 5.00.PD

Vjeshta është e shkëlqyer për kërkuesit e fenomeneve shkëmbore në Bullgari

Muaji i këndshëm tetor me rrezet përkëdhelëse të diellit na fton të shijojmë malin dhe takimet me natyrën. Gjethet е përmbushura me ngjyra të larmishme bien nga pemët dhe përpara vështrimit tonë zbulohen format fantastike shkëmbore, të cilat u përngjajnë..

botuar më 20-10-17 5.10.PD

Kiçka Hristova: “Muzika është shpëtimi në këto kohë të vështira”

Gjatë këtij viti këngëtarja popullore Kiçka Hristova shënon disa ngjarje të rëndësishme në jetën e saj. Ndër to është vjetori i 20-të i krijimit të Formacionit Folklorit “Gallateja” pranë Vatrës së Kulturës “Vasill Levski – 1927” në lagjen Gallata..

botuar më 20-10-11 7.05.PD