Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para..
Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për..
Mandati i qeverisë është i shkurtër. Do të jetë shumë e vështirë për të nëse hyn një person që është absolutisht i huaj. Kështu i është përgjigjur ministri i kulturës nga qeveria teknike, dirigjenti Najden Todorov pyetjes se pse e ka pranuar këtë..
Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat..
Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do..