Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..
Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..
Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..