Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të kalosh Atlantikun në mbështetje të dhurimit të organeve

Foto: Facebook / NeverestOceanRow

Të dhurosh organet, që të mund të shpëtosh një jetë njerëzore, kur rruga jote tokësore përfundon në kulmin e forcave tënde, është një nga format më të lartësuara të eupatisë. Lë një pjesë nga vetja jote, që të mund të jetojë një i panjohur, i cili vite me radhë lufton për jetën, në pritje të çudisë “transplantim”.

Asnjë nuk e di se në çfarë momenti dhe gjatë çfarë rrethanash do të ikë dhe do të largohet nga kjo botë dhe jo gjithmonë ka mundësi të japë pëlqimin e vet për dhurim organesh. Shpesh përgjigja fatale është në duart e njerëzve të afërt të mjeruar, të cilët shumë vështirë bien dakord të dhurojnë organet e të vdekurit. Bullgaria e krahasuar me vendet e tjera nga Bashkimi Evropian, zë vendin e fundit për nga numri i njerëzve të transplantuar, mbi një milionë popullsi. Ky është dhe njëri nga shkaqet, që nevojtarët të kërkojnë shpëtim në shtete të huaja. Kurse bullgarët, të cilët jetojnë me shpresë për një shans të dytë  përmes transplantimit, janë mbi 1150.

Pikërisht në përkrahje të tyre qe ekspedita në detin e hapur e Stefan Ivanovit dhe e djalit të tij 17 vjeç Maksim. Të dy e kaluan Oqeanin Atlantik në sezonin e uraganeve me varkën me rrema Neverest, të punuar personalisht prej tyre. Sfidë, e cila e drejton vëmendjen ndaj domosdoshmërisë të flasim me të afërmit tanë për dhurimin e organeve, përmes Fushatës Kombëtare“Po! Për jetë”.

Për heroizmin dhe trimërinë e treguar gjatë lundrimit transatlantik  në përkrahje të dhurimit të organeve dhe transplantimit, Stefan dhe Maksim Ivanovi qenë të dekoruar me Medalje të Artë Nderi Shkalla I të Ministrisë së Shëndetësisë.

Si arrijnë deri tek zgjedhja , tregon Maksim, i cili në fillim të udhëtimit është mezi 16 vjeç. Del se, sipas regjistrit zyrtar të ekspeditave të lundrimit në oqean të Ocean Rowing Society, ai është lundruesi më i vogël në oqean në botë, i cili ka kaluar me sukses oqeanin:

“Në fakt ne kishim mjaft ide për kauza të ndryshme, të paktën 3-4. Zgjedhja më ra mua dhe në momentin në të cilin kuptova për këtë iniciativë unë e mora përsipër me gjithë zemër. Ajo është kauza perfektë - për të nuk kërkohen para nga asnjeri, nuk lutem për sponsorë. Ideja që njeriu të dhurojë jetë, pas vdekjes së vet është me të vërtetë e jashtëzakonshme.”

Maksim dhe babai i tij Stefan nisen nga Portimao-Portugali dhe kalojnë 8230 kilometra (4444 milje detare deri në Barbados. Në vazhdim të 105 ditëve secili prej tyre e nget varkën nga gjashtë herë në ditë, duke u këmbyer në çdo 2 orë dhe bën nga mbi 1 milionë përkulje kanotazhi për të gjithë distancën. Lidhja e vetme me tokën është një telefon satelitor, përmes të cilit dërgojnë mesazhe elektronike deri tek nëna e Maksimit - kurse ajo i informon rregullisht për fushatën dhe për jehonën e njerëzve:  

“Në të gjitha bisedat, të cilat i kemi pasur si dhe në të gjithë lidhjen e kundërt, të cilën e kemi marrë - njerëzit me të vërtetë e përgëzojnë idenë  për dhurim organesh pas vdekjes - sqaron Stefan Ivanov. Kjo nuk merr asgjë nga njeriu dhe nga të afërmit e tij dhe në të njëjtën kohë mund të shpëtojë një jetë. Duhet të dimë se ka vendim për problemet mjaft të vështira shëndetësore të bashkatdhetarëve tanë dhe ne bashkë duhet ta gjejmë. Çdo një prej nesh  duhet të pyesë veten nëse ka mjaftë forca në vetvete, që të mund të marrë një vendim të tillë. Por dhe në qoftë se përgjigja është po - ta ndajë me të afërmit e vet”.

Kurse të gjithë të tjerëve të cilët kanë ndjekur me emocion dhe ndjeshmëri udhëtimin në përkrahje të dhurimit të organeve, Stefan Ivanov iu drejtohet me fjalët:“Ëndërroni, gjeni sfidat tuaja, të çfarëdo qoftë karakteri që të jenë. Njeriu e nënvleftëson atë të cilën mund ta kryejë me një horizont më të gjatë përpara vetes së vet”. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / NeverestOceanRow



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Lindja e qytetit modern” tregon për Sofjen pas Çlirimit

Biblioteka Kombëtare "Shenjtorë Kirill dhe Metodij" në Sofje hap ekspozitën "Lindja e qytetit modern". Rasti është 145 vjetori i zgjedhjes së Sofjes kryeqytet. Në 16 panele, ekspozita gjurmon transformimin e kryeqytetit nëpër periudha të ndryshme..

botuar më 24-04-03 6.30.PD

Një konkurrencë e ashpër ndërkombëtare mes praktikantëve në INSAIT

Studentë nga 56 vende aplikuan për t'u bërë stazhierë në Institutin Bullgar INSAIT për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji në Universitetin e Sofjes. Mes tyre janë përfaqësues të universiteteve kryesore në SHBA, Gjermani,..

botuar më 24-04-02 3.43.MD

Fushata "Marshimi i librave" inkurajon leximin e fëmijëve

Fushata kombëtare "Marshimi i librave" hapet në Sofje në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë 2 prill - ditëlindjen e Hans Kristian Andersen. Veprimtaria, qëllimi i së cilës është të inkurajojë leximin e fëmijëve, organizohet nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-04-02 6.30.PD