Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 226

Foto: EPA/BGNES

Afro 25 për qind janë rastet e reja të Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit, në Bullgari u regjistruan 395 raste të reja të koronavirusit.

Nga 1582 PCR testet 24.98 për qind janë pozitive.

Në spital mjekohen 1500 veta, 74 prej të cilëve në reparte intensive.

Të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 31, ndërsa 18 pacientë vdiqën me Covid-19 të konfirmuar.

Në Sofje po forcohen masat për respektimin e masave kundërepidemike

Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes po forcohet kontrolli në objektet tregtare dhe në transportin urban të Sofjes. Po vazhdon dezinfektimi i përditshëm i stacioneve të transportit publik dhe i automjeteve të transportit. Ka grafik të dezinfektimit edhe të nënkalimeve dhe të konteinerëve të plehrave.

Forcim i masave kundër Covid-19 në Plovdiv

Që nga 20 tetori forcohen masat për respektimin e masave kundërepidemike në Plovdiv – jo vetëm në dyqane, por edhe në lokale dhe në godinat publike, si dhe në transportin urban, bëri të ditur prefektja e Plovdivit Dani Kanazireva. Do të kontrollohen edhe ndërmarrjet në qytet.

Dega turistike kërkoi masa të përgjithshme kundër Covid-19 në vendpushimet dimërore

Bordi kombëtar i turizmit ngul këmbë për masa të përgjithshme kundër Covid-19 në vendpushimet bullgare. Para BNR-së drejtoresha ekzekutive e bordit Polina Karastojanova vuri në dukje sa masat duhet të përpunohen nga shteti, bashkitë, vendpushimet dhe autoritetet shëndetësore dhe të aplikohen njëkohësisht.

Gjatë bisedimit zonja Karastojanova theksoi edhe faktin se gjatë stinës verore nuk është regjistruar asnjë rast i Covid-19 në hotelet bullgare.

Pjesa dërmuese e bullgarëve preferuan Bullgarinë për pushime verore

Gjatë stinës së kaluar verore 69.2 për qind prej bullgarëve zgjodhën të pushojnë në Bullgari. Këtë e tregon një anketim i “Gallup International” realizuar bashkë me Bordin Kombëtar të Turizmit zhvilluar në telefon ndër 1000 bullgarë. Sipas të dhënave 26.3 për qind nga të anketuarit kanë dashur të pushojnë jashtë shtetit, por për shkak të Covid-19 kanë ndryshuar planet. Vlerësimet e atyre që pushuan në vend nga shkalla nga 1 deri në 5,  janë më afër 4 sipas të gjitha treguesve, si çmime, cilësi, masa kundër epidemisë.

Teatri Satirik në Sofje – një vend i sigurt në kushtet e Covid-19

Teatri Satirik në kryeqytet tregon dhjetë shkaqe të cilët e radhitin ndër vendet më të sigurta publike në kohën e pandemisë.Spektatorët hyjnë dhe dalin përmes dyerve të ndryshme, ndërsa lëvizja realizohet nëpër korridore që nuk kryqëzohen.Sipërfaqet në godinë sigurojnë hapësirë të madhe personale, ndërsa spektatorët janë në distancë të rekomanduar midis njeri tjetrit. Ventilimi i sallonit është me qarkullim të ajrit të freskët nga jashtë. Godina përbrenda pastrohet dy herë në ditë dhe çdo dy orë dezinfektohet.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Vizatim - Dajana Vasileva, 10 vjeç

Covid-19 në Bullgari: Dita e 262

Numër më i lartë i të vdekurve dhe i të shëruarve nga Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit 3146 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, tregon Portali Unik Informativ. Nga 7244 PCR teste të realizuara të..

botuar më 20-11-24 7.23.MD

Deputetët miratuan Buxhetin e Sigurimeve Shoqërore të Shtetit për 2021

Që nga 1 janari pensioni minimal bëhet 300 leva(153 euro).Këtë e vendosën deputetët, duke miratuar Buxhetin e Sigurimeve Shoqërore të Shtetit për 2021. Parlamenti miratoi gjithashtu buxhetin e Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore për..

botuar më 20-11-24 7.09.MD

40 për qind prej bullgarëve e konsiderojnë Covid-19 armë biologjike

40 për qind nga bullgarët janë të mendimit se koronavirusi është një armë biologjike krijuar për të zvogëluar popullsinë e Tokës. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi i Agjencisë “Trend”. 33 për qind nga të anketuarit mendojnë se..

botuar më 20-11-24 4.04.MD