Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e hapura që nga 22 tetori deri në fund të nëntorit

Foto: BTA

Mbajtja e maskave mbrojtëse në të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë vizitës së tij në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, transmetoi BTA.

Qëllimi ynë është që të ulet numri i bullgarëve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, shtoi Ministri Angellov.

Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë.

Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani.

Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri.

Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 320

Shtami i ri i koronavirusit fsheh rreziqe të mëdha I ashtuquajturi variant anglez i Covid-19 tanimë është tek ne dhe do të fillojë të grumbullojë shpejtësi, paralajmëruan autoritetet shëndetësore në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ..

botuar më 21-01-21 6.03.MD

Bullgaria mund të refuzojë qasjen në gazsjellësin “Rryma Ballkanike”

Bullgaria mund të refuzojë akses në infrastrukturën e gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Këtë e regjistruan deputetët në ndryshimet përfundimtare të Ligjit për Energjetikën. Mundësia që vendi ynë të refuzojë qasje në tubacionin e gazit lidhet me..

botuar më 21-01-21 5.54.MD
Kornelija Ninova

Partia Socialiste Bullgare propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste Bullgare po propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të pastruar listat e votuesve nga “shpirtrat e vdekur” përmes regjistrimit aktiv dhe mbikëqyrjes video të numërimit të fletëve të votimit dhe hartimit të protokolleve. Kjo u..

botuar më 21-01-21 4.51.MD