Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e hapura që nga 22 tetori deri në fund të nëntorit

Foto: BTA

Mbajtja e maskave mbrojtëse në të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë vizitës së tij në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, transmetoi BTA.

Qëllimi ynë është që të ulet numri i bullgarëve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, shtoi Ministri Angellov.

Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë.

Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani.

Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri.

Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.