Mbajtja e maskave mbrojtëse në të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë vizitës së tij në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, transmetoi BTA.
Qëllimi ynë është që të ulet numri i bullgarëve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, shtoi Ministri Angellov.
Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë.
Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani.
Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri.
Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.
Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Shtabi u krijua me urdhër të..
Qeveria mbylli Shtabin Operativ Kombëtar për Covid-19 Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u..
Me 163 vota pro dhe 75 abstenim, Kuvendi Popullor zgjodhi Iva Miteva - Rupçeva nga "Ka një popull të tillë" si kryetare e Legjislaturës së 45-të të..