Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 227

Foto: Radio Vidin

Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e hapura që nga 22 tetori deri në fund të nëntorit

Mbajtja e maskave mbrojtëse në të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë vizitës së tij në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, transmetoi BTA.

Qëllimi ynë është që të ulet numri i bullgarëve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, shtoi Ministri Angellov.

Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë.

Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani.

Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri.

Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.

Një Qendër Logjistike Kombëtare do të koordinojë luftimin e Covid-19

Që nga java e ardhshme në Bullgari nis punë Qendra Logjistike Kombëtare.

Detyra e saj do të jetë të përmirësohet komunikimi midis hallkave të ndryshme shëndetësore dhe kujdesi mjekësor për pacientët me koronavirus. Qendra do të punojë 24 orë pa u ndërprerë.

Për këtë njoftoi Ministria е Shëndetësisë.

Në mënyrë kushtëzuese shteti do të ndahet në 6 rajone kryesore. Qendra do të ndihmojë zgjidhjen e problemeve të lindura.

Kapitali industrial mendon se rritja e rrogës minimale është gabim

Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari parashikon ulje të produktit të brendshëm bruto nga 3.5 deri në 5.5 për qind në varësi të valës së dytë të Covid-19. Këtë e tha për BNR kryetari i asociacionit Vasill Velev. Kjo rënie nuk do të kompensohet gjatë vitit 2021. Sipas Velevit në vitin 2021 duhet të ndërmerren masa në përkrahje të punësimit dhe të të ardhurve, si dhe të investimeve në ekonomi.

Sipas Velevit rritja e pensionit minimal parashikuar nga pushtetarët është një hap i gabuar dhe jo adekuat. Pensioni duhet të jetë në varësi të kontributit të sigurimit. Për ata që janë me pensione të ulëta, atëherë duhet të hyjë në fuqi mbështetje sociale. Një politikë e gabuar është edhe rritja e rrogës minimale në sfondin e rritjes së papunësisë dhe uljes së produktit të brendshëm bruto.

23 për qind nga PCR testet janë pozitive për Covid-19

Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit janë 1024. Kjo është 23.24 për qind nga 4406 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Në repartet intensive ndodhen 88 pacientë me diagnozën Covid-19.

Të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 210, ndërsa të vdekurit 22.

Që nga fillimi i pandemisë vdiqën 1008 veta me infeksionin e koronavirusit.

Nga pikëpamja financiare bullgarët janë më të prekur në BE nga pandemia e koronavirusit

Të ardhurat e 53% prej bullgarëve janë prekur nga pasojat ekonomike për shkak të Covid-19, tregon një studim i “Kantar” i porositur nga Parlamenti Evropian. 26% prej bullgarëve presin që së shpejti të ardhurat e tyre të preken, megjithëse ende nuk e kanë ndier këtë efekt për shkak të krizës, njoftoi programi “Horizont” i BNR-së.

Për nga ky tregues Bullgaria radhitet ndër më të prekurit nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së. Më e lartë është përqindja (53%) vetëm në Qipro, Greqi, Spanjë dhe Rumani, tregojnë të dhënat e studimit të zhvilluar nga 25 shtatori deri më 7 tetor.

Nënpresidentja Ilijana Jotova insiston për plan kombëtar veprimi gjatë pandemisë

Gjatë një vizite në Ruse Nënpresidentja Ilijana Jotova i propozoi qeverisë dhe Parlamentit për krijimin e një plani kombëtar të veprimit në kushtet e pandemisë së Covid-19, transmetoi BTA. Plani duhet të parashikojë masa për çështjet sanitare shëndetësore dhe për mbrojtjen e ekonomisë bullgare.

Jotova mendon se masa 60/40 ndoshta ka dhënë rezultate, por ajo nuk është masë preventive për situatën e ardhshme, e cila mund të jetë edhe më e rëndë. Ajo bëri apel të mendohet për dëmshpërblim për prindërit, të cilët në rast se mbyllen shkollat duhet të kujdesen për fëmijët në shtëpi.

Sipas Nënpresidentes propozimi i mbajtjes së maskave edhe në ambientet e hapura nuk është masa, e cila do t’i zgjidhë problemet.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

KE-ja miratoi ridrejtimin e 511 milion euro për të ndihmuar ekonominë bullgare

Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në programin bullgar “Inovacionet dhe Konkurrenca”, i cili do të lejojë mobilizimin e 511 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi i Kohezionit. Ata do ta ndihmojnë ekonominë bullgare..

botuar më 20-11-26 2.25.MD

Pas një maratone parlamentare 3 ditore deputetët miratuan buxhetin e shtetit për vitin 2021

Të ardhurat e planifikuara janë për 24.3 miliardë euro. Shpenzimet janë për 26.8 miliardë euro. Deficiti është pothuajse 2.56 miliardë euro, që është 4% e PBB-së. Qeveria do të jetë në gjendje të mbulojë deficitin duke grumbulluar një borxh prej..

botuar më 20-11-26 12.45.MD

Planifikojnë vaksinim kundër Covid-19

Qeveria po propozon lidhjen e një kontratë për blerjen e vaksinës Janssen kundër koronavirusit, sipas një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është paraqitur në parlament. Propozohet që parlamenti të miratojë pjesëmarrjen e Bullgarisë..

botuar më 20-11-26 12.26.MD