Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisjes së Bullgarisë po vazhdojnë

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.

Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Deljan Peevski nuk ka marrë hua nga Banka Bullgare e Zhvillimit si person fizik

Banka Bullgare e Zhvillimit po analizon lidhjet ekonomike në kreditë e dhëna prej saj për shkak të sanksionit të Deljan Peevski nën aktin global “Magnitski”. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov gjatë një seance në Parlament. Kur u..

botuar më 21-07-29 6.23.MD

Qeveria miratoi azhurnimin e buxhetit

Qeveria e përkohshme miratoi projektin për azhurnimin e buxhetit të shtetit dhe buxhetet e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në fillim të javës, versioni i ri i ligjeve kryesore financiare u mbështet gjithashtu..

botuar më 21-07-29 5.32.MD
Hristo Ivanov dhe Maja Manollova

Konfrontim në negociatat për një kabinet të ri

Suksesi i negociatave për një qeveri të re u vu në dyshim pasi partia “Ka një popull të tillë” (ITN) doli me një deklaratë çuditërisht të mprehtë drejtuar bashkimit “Bullgaria Demokratike” (DB) dhe koalicionit “Ngrihuni bg! Ne po vijmë!”. Të dy..

botuar më 21-07-29 5.14.MD