Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisjes së Bullgarisë po vazhdojnë

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.

Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Numri i të shëruarve po vazhdon të jetë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

2517 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 16.5% e 15 297 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes – 599, pasuar nga Plovdivi me 228,..

botuar më 21-04-15 9.45.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 403

Bullgaria pret që të arrijë imunitet kolektiv deri në qershor Deri në qershor do të mbërrijnë sasi të mjaftueshme të vaksinave të ARN dhe ne do të jemi në gjendje të krijojmë imunitet kolektiv. Këtë e tha para BNT prof...

botuar më 21-04-14 5.59.MD

Përfundoi me sukses ekspedita e 29 antarktike bullgare

Antarktikët e ekspeditës së 29 bullgare janë larguar sot nga rajoni i Antarktikut pas një vonimi prej rreth një muaji dhe tashmë janë në Kili. Me një avion ushtarak të Uruguait antarktikët tanë kanë mbërritur në qytetin më jugor të Kilit Punta..

botuar më 21-04-14 5.25.MD