Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisjes së Bullgarisë po vazhdojnë

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.

Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Bullgarët kremtojnë festën e tyre kombëtare – 3 marsin

Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 3 mars, me një sërë aktivitetesh në vend dhe jashtë. Presidenti Rumen Radev do të nderojë kujtimin e vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusë të cilët vdiqën për lirinë e Bullgarisë në majën..

botuar më 21-03-03 10.33.PD

2403 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit

2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje..

botuar më 21-03-03 9.51.PD

Pritet që “viza startup” të tërheqë kapital të freskët në Bullgari

Pritet që “viza startup”, e cila së shpejti do të fillojë së funksionuari edhe në Bullgari, të tërheqë më shumë investitorë të huaj në vend. Disa ditë pasi ajo hyri formalisht në legjislacionin bullgar ndaj saj shfaqin interes një sërë shtetesh...

botuar më 21-03-03 8.34.PD