Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.
Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.
Restorantet hapen më 1 mars, lokalet e natës – më 1 prill Në një prej takimeve të rregullta të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov bëri të..
Me një fluturim direkt nga Parisi deri në Sofje mbërriti te ne Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për t’u takuar me Ministren..
Që nga 1 marsi do të jetë e mundur të zhvillohen udhëtime të organizuara turistike në vend, ndërsa nga 1 prilli dhe jashtë vendit, bëri të ditur BTA...