Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisjes së Bullgarisë po vazhdojnë

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.

Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Kovid-kriza i ka ulur aksidentet rrugore dhe viktimat

Aksidentet e rënda të trafikut në Bullgari u ulën me 15 për qind. 466 njerëz vdiqën në rrugë në vitin 2020. Kjo është 164 persona më pak se në vitin 2019, tha gjatë një inspektimi në rajonin e Plovdivit Ministri i Brendshëm Hristo Terzijski. “Unë dua të..

botuar më 21-01-18 2.19.MD

Filloi faza e dytë e imunizimit kundër koronavirusit

Të imunizuarit me vaksinat Pfizer/Biontech tani marrin dozën e dytë kundër Covid-19. Midis atyre të reimunizuar ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Bullgaria ka porositur të gjitha llojet e vaksinave kundër Covid-19 dhe nuk..

botuar më 21-01-18 2.06.MD
Desisllava Ahlladova

Dhuna në familje u rrit gjatë pandemisë

Gjatë pandemisë së koronavirusit ka një rritje të dhunës në familje në të gjitha vendet e BE, veçanërisht kundër grave, tha Ministrja e Drejtësisë Desisllava Ahlladova për BNR. “Sipas një sondazhi kombëtar 3/4 e të gjitha rasteve të dhunës janë..

botuar më 21-01-18 12.39.MD