Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisjes së Bullgarisë po vazhdojnë

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.

Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Nuk do të ketë kontraktim të drejtpërdrejt për vaksinën ruse “Sputnik – V”

Deputetët nuk e mbështetën propozimin e deputetëve nga Partia Socialiste Bullgare që parlamenti të detyrojë qeverinë të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme” për të siguruar vaksinën ruse “Sputnik – V” për qytetarët bullgarë. Pushtetarët..

botuar më 21-03-05 1.51.MD

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri të afërt. Ekzoplaneti shkëmbor Gliese 486b ndodhet vetëm 26 vjet dritë larg nga Toka dhe është i përshtatshëm për analizë. Zbulimi u botua në revistën prestigjioze Science dhe autori kryesor është Dr. Trifon..

botuar më 21-03-05 12.35.MD
Bujar Osmani

Bullgarët të përmenden në kushtetutën maqedonase

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani tha se nëse një gjë e tillë ka rëndësi për bullgarët, ai nuk ka problem që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ata të përmenden qartë si pjesë e grupeve të tjera etnike në vend. “Bullgarët në..

botuar më 21-03-05 11.18.PD