Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufizim i lëvizjes së të rinjve të moshës deri në 18 vjeç në bashkinë e Goce Dellçevit

Pamje nga qyteti Goce Dellçev
Foto: internet

Në bashkinë e Goce Dellçevit, Bullgari Jugore, që ndodhet afër Greqisë, të rinjtë e moshës deri në 18 vjeç nuk mund të dalin nga shtëpia nga 21.00 e mbrëmjes deri në orën 06.30 të mëngjesit. Masa është në fuqi për 14 dirë. Të rinjtë do të mund të dalin vetëm që të shkojnë në farmaci, në ushqimore, ose te mjeku personal.

Shkaqet për këtë vendim janë shkelja në masë e masave të sigurisë kundër koronavirusit dhe numri i madh i të infektuarve në rajonin e Bllagoevgradit.

Më shumë nga rubrika

Krasimir Karakaçanov

Ministri i mbrojtjes mohoi që stërvitja e NATO ishte e sabotuar

Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov hodhi poshtë si të papërgjegjshme pretendimet se duke mos marrë pjesë në manovrat "Poseidon-21", Bullgaria po saboton stërvitjen e NATO-s. Ministri bëri thirrje për përgjegjësi kur bëhet fjalë për ushtrinë..

botuar më 21-03-04 1.19.MD

Vendvotimi me më shumë votues në Bullgari përbëhet nga të huaj

45 752 janë votuesit në qendrën më të populluar të votimit në Bullgari. Ata kanë të njëjtën adresë, e cila është adresa e administratës së Rajonit “Sredec” në kryeqytet, konfirmoi kryetari i rajonit Trajço Trajkov. “Sipas ligjit, ata që kanë fituar..

botuar më 21-03-04 11.12.PD

Ujëvara Niagara dhe Ura e Mijëvjeçarit në Podgoricë ndriçuan në ngjyrat e flamurit bullgar

Një nga monumentet më të bukura natyrore në botë - Ujëvara Niagara, u ndriçua në ngjyrat e trengjyrëshit Bullgar me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsit. Organizatori është Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto dhe..

botuar më 21-03-04 10.24.PD