Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse një holandez dëshiron ndryshim të rendit politik në Bullgari?

Patrick Smithuis: Protestat janë të mira, por çështja është se çfarë po vjen pas kësaj

Foto: facebook/Patrick Smithuis

Në qoftë se një milion bullgarë bashkohen rreth prioriteteve kryesore për zhvillimin e vendit të vet, në skenën politike do të dalin profesionistë, të cilët të punojnë për kauzën “Bullgaria”. Në këtë beson holandezi Patrick Smithuis, i cili që nga viti 1993 jeton te ne dhe angazhohet me kauza të ndryshme sociale. Para një muaji ai krijoi lëvizjen “Të lirë”, duke u propozuar bashkatdhetarëve tanë për të përkrahur në një peticion 10 pikë për ndryshim të renditpolitik të ditës në politikë.

Lëvizja “Të lirë” shtron kërkesa ndaj pushtetit, të cilat përfshijnë “veprimet më të ngutshme nga të cilat varet mbijetesa e popullit bullgar”. Ndër to janë garantimi i mbrojtjes së çdo një qytetari, shndërrimi i prodhimit të produkteve bullgare në prioritet, reforma radikale në shëndetësi.

“Kjo është një provë që të dalim nga rrethi i mbyllur në të cilin lëvizim tashmë 30 vjet – tha para programit “Horizont” të BNR-së Patrick Smithuis. – Më në fund gjithçka varet nga njerëzit dhe jo nga politikanët. Tashmë 5 vjet udhëtoj nëpër Bullgarinë, kam folur me mijëra ekspertë nga degë të ndryshme të ekonomisë dhe jetës sociale, që të kuptoj se si “mund ta nxjerrim karrocën nga balta”. Kuptova se bullgarët kanë kërkesa të qarta dhe konkrete. Ata kërkojnë drejtësi dhe duan ta nxjerrin bukën e gojës në mënyrë të ndershme, pa u poshtëruar – këto janë dëshira njerëzore, të cilat nuk janë të pranishme në rendin e ditës të politikanëve.”

Bullgaria vuan nga një krizë totale e besimit, është i bindur Patrick Smithuis. Prandaj, kur e pyesin se çfarë mendon për protestat antiqeveritare ai përgjigjet – protestat janë të mira, por çështja është se çfarë vjen pas kësaj.

Drama më e madhe është se në zgjedhjet e ardhshme nuk ka se për kë të votojmë – tha holandezi. – Shkaku për këtë është se profesionistët, të cilët e dinë se si ta nxjerrin shtetin nga fundi i Evropës, në asnjë mënyrë nuk duan të kenë lidhje me politikën.Kështu qe ne i presim liderët e rinj, por ata nuk do të duken,”

Patrick Smithuis mendon se zgjedhjet vitin tjetër do të jenë më katastrofike për vendin tonë. Sipas tij në votimin e ardhshëm parlamentar partitë nuk do të formojnë një koalicion të vetëm dhe do të pasojnë zgjedhje të reja. Por ndërkohë, e mira që mund të dalë në frontin politik është zgjimi i njerëzve që nuk duan të marrin pjesë në qeverisjen e vendit për momentin.

Njerëzit, të cilët aktualisht nuk i shohim në politikë, nuk duan të kenë lidhje me partitë e vjetra – na sqaron Patrick Smithuis. – Por madje të formohet ndonjë projekt i vogël politik, ata nuk do të bashkohen me të, sepse në Bullgari nuk ekziston shans i dytë. Thjesht sepse në rast se një njeri i vlershëm për shoqërinë merr pjesë në ndonjë parti, e cila nuk i fiton zgjedhjet, ai nuk ka aspak të ardhme në politikë.

Aktualisht ne gjendemi në një situatë shumë të rrezikshme të pulës apo vezës – ne po presim të vijnë njerëz të rinj, por ata nuk do të vijnë në qoftë se nuk e bëjmë hapin e parë.

Ky hap, sipas holandezit, është formimi i një konsensusi të madh shoqëror rreth kërkesave themelore të lëvizjes "Të lirë" për një të ardhme të re të shtetit bullgar.

Nëse ka një vend që është në gjendje të jetë 100% i pavarur, kjo është Bullgaria – është i bindur ai. – Ne kemi tokë me të cilën mund të ushqejmë jo vetëm veten, por edhe gjysmën e Evropës, një klimë të favorshme dhe të gjitha burimet natyrore. Kjo është arsyeja për të cilën unë besoj se nëse ka një vend ku njerëzimi mund të mbijetojë në kushtet e një modeli të ri, të ndershëm dhe funksionues, kjo është Bullgaria dhe jo shteti nga unë vij.”

Patrick Smithuis thotë gjithashtu se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vetëm nëse merr mbështetjen me shkrim të një numri të madh të njerëzve.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD