Një kompani bullgare përhapi video kushtuar sektorit teknologjik në Bullgari, bëri të ditur Radio Sofja e BNR-së. Videoja prezanton përvojën dhe traditat shumëvjeçare të vendit tonë në fushën e inovacioneve. Janë përfshirë shembuj më të ndryshëm, si kompjuteri i Xhon Atanasovit (amerikan me prejardhje bullgare, i cili konsiderohet si krijuesi i kompjuterit të parë), kutia automatike e shpejtësisë e Rumen Antonovit etj.
Ideja është që videoja të tërheqë firma teknologjike në Bullgari, duke u siguruar punonjës bullgarë me kualifikim të lartë në fushën IT.
“Me spotin deshëm të tregojmë se Bullgaria nuk është një qendër e sapoformuar, por një vend me IT tradita që prej dekadash”, thotë Georgi Ivanov nga kompania krijuese e videos. Spoti është në anglisht me titra bullgarisht dhe mund ta shihni KËTU.
Për vitin e tretë me radhë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari ishte pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Në kuadrin e iniciativës Ambasada Shqiptare në Sofje organizoi dy aktivitete kushtuar fuqizimit të femrave..
Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke..
Në brigjet e Oqeanit Indian, në Afrikën Jugore, gjendet një qytet 3 milionësh, në të cilin jeton një popullsi e larmishme, sikurse bota është e grumbulluar në një vend. Por i tillë është imazhi i Republikës së Afrikës së Jugut - për shkak të..
Ambasadori bullgar në Tiranë Momçill Rajçevski i dhuroi Presidentit të Shoqatës “Prosperitet Golloborda”, z. Haxhi Pirushi , 15 tablete. Pajisjet..
Një rrugicë festive e arteve dhe zanateve tradicionale organizon më 3 mars Dhoma Rajonale e Artizanatit-Sofje në rajonin e pushimores Bankja. Shkaku është..
Më 4 mars shënojmë Ditën Botërore të Mbipeshës. Një studim i Komisionit Evropian për Bashkimin Evropian tregon një tendencë të rritjes së përqindjes..