Një kompani bullgare përhapi video kushtuar sektorit teknologjik në Bullgari, bëri të ditur Radio Sofja e BNR-së. Videoja prezanton përvojën dhe traditat shumëvjeçare të vendit tonë në fushën e inovacioneve. Janë përfshirë shembuj më të ndryshëm, si kompjuteri i Xhon Atanasovit (amerikan me prejardhje bullgare, i cili konsiderohet si krijuesi i kompjuterit të parë), kutia automatike e shpejtësisë e Rumen Antonovit etj.
Ideja është që videoja të tërheqë firma teknologjike në Bullgari, duke u siguruar punonjës bullgarë me kualifikim të lartë në fushën IT.
“Me spotin deshëm të tregojmë se Bullgaria nuk është një qendër e sapoformuar, por një vend me IT tradita që prej dekadash”, thotë Georgi Ivanov nga kompania krijuese e videos. Spoti është në anglisht me titra bullgarisht dhe mund ta shihni KËTU.
Ambasadori bullgar në Tiranë Momçill Rajçevski i dhuroi Presidentit të Shoqatës “Prosperitet Golloborda”, z. Haxhi Pirushi , 15 tablete. Pajisjet..
Një rrugicë festive e arteve dhe zanateve tradicionale organizon më 3 mars Dhoma Rajonale e Artizanatit-Sofje në rajonin e pushimores Bankja. Shkaku është..
Trakasit kanë pëlqyer të pinë verë të trashë me aromë frute të spikatur fortë dhe shije të pasme të largët....të dyllit të bletës. Një kantinë vere në..