Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid situata reale në Bullgari

Nuk mjaftojnë mjekët në vijë të parë

Foto: BGNES

Mangësia serioze e mjekëve në vijë të parë është problemi më i madh, përpara të cilit është i drejtuar sistemi shëndetësor në Bullgari, informoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjelliov në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. “Që të gjithë janë të lodhur, një pjesë e madhe janë të infektuar, të sëmurë, disa janë dhe nëpër repartet intensive”, deklaroi ai. Sipas fjalëve të tij, 1727 mjekë që nga fillimi i epidemisë janë të prekur nga koronavirusi.

Zgjidhjen e mungesës së stafit në spitalet ministri e shikon në ndihmën e mjekëve nga ndihma vullnetare dhe më në veçanti në ndihmën e specializuar mjekësore. Do të kërkohet ndihma dhe e universiteteve mjekësor dhe të kolegjeve- për shembull studentët nga kursi i fundit të stazhit shtetëror t’u ndihmojnë mjekëve.

Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19 tek ne, ne ruajmë vendin tonë të 25 në Evropë për nga, sëmundshmëria derisa për nga vdekshmëria kemi bërë një hap mbrapa dhe tanimë zëmë vendin e 9, njoftoi kryeinspektori shëndetësor docenti doktor Angjell Kunçev. Ai tha akoma se, gjatë dy javëve të fundit në vendin tonë po vihet re një krizë e mprehtë e shtimit të sëmundshmërisë, si dhe të pakësimit të moshës të njerëzve të infektuar. Për nga treguesi mortalitet po kështu ka një tendencë drejt rritjes, pavarësisht dhe me rritmë më të ulëta.

Deri në ditën e hënë të gjitha spitalet në territorin e Sofjes duhet të organizojnë covid zona dhe të shtojnë pranë tyre personelin e domosdoshëm mjekësor. Një urdhër të ngjashëm ka dhënë dhe drejtori i Inspektoratit Rajonal Shëndetësor i Sofjes doktor Danço Pençev, kurse ministri i shëndetësisë shtoi se, që të gjithë përgjegjësit e ekipeve  duhet të mbeten nëpër vendet e tyre  dhe u ndaloi drejtorëve të spitaleve të dalin me pushim.  Kostadin Angjellov përsëri nënvizoi se, mundësia e vetme të ulet presioni mbi sistemin shëndetësor është të respektojmë masat kundra epidemiologjike.

“Një rol kyç këtu luan distanca”, deklaroi profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi sëmundjet infektive dhe parazitare. Ai shtoi se, në qoftë se ecim vet nëpër rrugë ose shëtisim në park, nuk është e domosdoshme që të mbajmë maska. “Maska vihet , që të mund të ruhemi bashkërisht njëri nga tjetri kur distanca është më e pakët se 1 metër e gjysmë. Në qoftë se respektohet kjo-nuk ka nevojë për maska, por në qoftë se nuk respektohet, duhen maska”-nënvizoi ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD