Gjatë javës së kaluar qyteti Burgas priti 25 turistët e parë nga Ukraina për një pushim të kombinuar për periudhën vjeshtë-dimër. Sipas traditës së vjetër bullgare turistët u pritën me bukë dhe mjaltë , nën tingujt e instrumenteve autentike folklorike.
Grupi i turistëve kaloi 2 ditë në qytetin detar, pas së cilës u drejtua për shoping në Stamboll. Në fund të muajit tetor fillon dhe një program tjetër, i orientuar ndaj miqve nga Ukraina. Ai parashikon vizitë në qytetin Burgas në kombinim me tre ditë spa turizëm në qytetin Hisarja.
Gjatë kohës së të dyja programeve priten mbi 400 miq të vijnë për pushim në Burgas. Programi i tyre përfshin vizitë të qytetit Pomorie, të shoqëruar me biseda për vetitë e të dobishme të baltës shëruese dhe spa turizmin në regjion.
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..