Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 230

Foto: arkiv

Nuk anulohet karantina për personat e kontaktit në rast testi negativ

Dallimi në urdhrin e ri të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov që hyn n fuqi nga 23 tetor, është në ditët kur njerëzit janë nën karantinë. Nga 14 ato ditë reduktohen në 10. Edhe të jetë negativ testi, karantina e personit të kontaktit nuk anulohet. Këtë e tha para Nova TV kryeinspektori shëndetësor shtetëror docent doktor Angell Kunçev.

Ai tha se momenti më i paqartë në urdhrin është sesi njeriu të dalë nga shtëpia për të bërë test, në se ka dyshim se është pozitiv dhe është në izolim. Lidhur me këtë docenti Kunçev siguroi se punohet me Arkën Shëndetësore që mjekët personalë të bëjnë teste në shtëpitë megjithë edhe të shpejta.

Sipas docentit Kunçev numri i të infektuarve në vend mund të rritet deri në 5000-6000 për ditë.


Bullgaria u bëri thirrje Turqisë dhe shteteve ballkanike që të mos mbyllin kufijtë

Ministrja e turizmit Marijana Nikoliova bisedoi me homologun e saj turk Mehmet Ersoj, transmetoi BTA. Investimet që Bullgaria dhe Turqia bënë në lidhjet transportuese japin rezultatet e tyre. Turqia është ndër pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Bullgarisë. Shkëmbimi dypalësh arrin 5 miliard dollarë për vit, theksoi Nikollova.

Ministrja Nikollava bëri propozim për të drejtuar një thirrje të përbashkët ndaj vendeve të tjera ballkanike që kufijtë e tyre të mbeten të hapur pa karantinë. Si masa e fundit të vendoset vetëm PCR test negativ.

Ministrja Nikollava ftoi homologun e saj Ersoj të bëjë vizitë në Bullgari për mbledhjen e tretë të komitetit të përbashkët të turizmit.


1 595 raste të reja të koronavirusit dhe 235 të shëruar

1 595 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 17.65 për qind nga 9 038 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ në mesnatë.

Më shumë të infektuar ka në Sofje -549, Pllovdiv – 140, Bllagoevgrad – 90, Varna – 75, Tërgovishte – 70.

Në spital mjekohen 1 792 pacientë me Covid-19 të zbuluar, 112 prej tyre në reparte intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 235 veta, ndërsa 16 vdiqën.

Rastet aktive janë 16 033.

Që nga sot në përputhje me urdhrin e ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov hyn në fuqi kërkesa për maksimum një klientë në 2 metra katror në diskotekat, baret, lokalet. Deri tashti kërkesa ishte 1 njeri në 1 metër katror.

E detyrueshme bëhet karantina 10 ditore për të gjithë njerëzit që kishin kontakt me persona me koronavirus të konfirmuar.


Skandal parlamentar për refuzimin e mbajtjes së maskave

Pavarësisht nga rastet në rritje të Covid-19 dhe nga shtrëngimi i masave antiepidemike, deputetët në parlamentin bullgar refuzojnë në mënyrë demonstrative të mbajnë mjete personale mbrojtëse në sallën plenare. Kështu ata japin një shembull të keq shoqëror, transmetoi BGNES.

Rasti i fundit ishte kur 65 vjeçari përfaqësues popullor nga Partia Socialiste Bullgare Rosen Malinov në mënyrë demonstrative u largua duke mos qenë dakord me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit të vë maskë mbrojtëse.

Nga koalicioni në pushtet kërkuan ndryshime në rregullat e punës për të parandaluar përhapjen e infeksionit në parlament.


Bullgarët nuk respektojnë masat sepse i konsiderojnë ato mashtrimin e radhës

Kemi një shoqëri të papërgjegjshme nga njëra anë dhe shtet i cili nuk është në gjendje të menaxhojë në mënyrë profesionale rrezikun dhe pandeminë. Këtë e tha para BNR eksperti i menaxhimit të krizave Petër Vellkov. Sipas tij është e domosdoshme që për një periudhë nga 3-4 javë të vendosen masa të rrepta, të mbyllen lokalet e natës, universitetet të kalojnë në regjimin e mësimit nga distanca. Sipas tij mjekët janë në kufirin e forcave të tyre dhe ekziston rrezik të mbetemi pa kuadro mjekësore. Që këtu pëson edhe vdekshmëria sekondare, sepse nuk do të ketë se kush të mjekojë njerëzit nga të gjitha sëmundjet.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD