Mjekët kritikuan pushtetin për shkak të masave jokonsekuente antiepidemike

Foto: arkiv

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për mbylljen e lokaleve të natës dhe të diskotekave si dhe për organizimin e veprimtarive sportive pa publikë aty ku nuk mund të sigurohet distanca e domosdoshme.

Bashkimi kritikon pushtetarët se përderisa  lejojnë që të frekuentohen diskotekat dhe lokalet e natës, ndeshjet futbollistike, dalin me urdhër me të cilin pezullojnë pranimin e planifikuar dhe veprimtarinë e planifikuar operative në institucionet shëndetësore në rajonet me sëmundshmërinë mbi 120 veta për 100 mijë banorë.

Bashki të veçanta si ajo e Sofjes dhe ajo e Shumenit tashmë në nivel vendor morën vendim për mbylljen e lokaleve të natës.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 322

Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha doc. Andrej Çorbanov nga Instituti i..

botuar më 21-01-23 5.34.MD
Doc. Kirill Karamfillov

Mutacionet e reja të Covid-19 gjithashtu sulmojnë të mbijetuarit

Njerëzit që mbijetuan koronavirusin nuk janë të mbrojtur nga infeksioni me variantet e tij të reja, tha për Nova TV Doc. Kirill Karamfillov, shef i repartit të kardiologjisë invazive në Spitalin Aleksandrovska. “Ka disa mutacione të..

botuar më 21-01-23 4.33.MD
Doc. Andrej Çorbanov

Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit

Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha Doc. Andrej Çorbanov nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Bullgare të Shkencave për Radio Varna...

botuar më 21-01-23 4.07.MD